Duket se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me ne fund ka filluar te funksionoje dhe te siguroje konsumatorit shqiptar. Nje tjeter bllokim ka ardhur nga AKU i cili vijon të kontrollojë me rigorozitet çdo ngarkesë me mallra ushqimor që hyn në territorin e Republikës së Shqiperisë nëpërmjet Pikave të Inspektimit Kufitar.
Nga kontrollet e ushtruara më datë 17 Maj 2019 rezulton se:
1) Ngarkesa me kafshë të gjalla të ardhura nga Serbia (42 krerë viça për therje) në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së Dermatozës Nodulare, siç percaktohen ne Urdhërin Nr. 526, date 20.10.2016. Referuar parashikimeve te këtij urdhri dhe në bashkëpunimi me shërbimin veterinar rajonal, AKU vendosi mbajtjen e këtyre kafshëve të gjalla në rregjim karantinor (21 ditë) përpara se te futen në proces therje.
2) Ngarkesa prej 24 ton kripë e ardhur nga Austria në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit për tu përdorur për konsum human dhe industrinë ushqimore në Shqipëri u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut (Ligji nr 9942 datë 26.06.2008, neni 6).
Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës si dhe pas kontrollit fizik të ngarkesës ka rezultuar se certifikata e analizës dhe etiketa e produktit kripë, paraqesen nivelin e jodit më të ulët se kufiri i lejuar, sipas përcaktimeve ligjore (nivel jo me të ulët se 40 mg jod dhe jo me të lartë se 60 mg jod për kg kripë). Për këto arsye, AKU vendosi masën administrative “Bllokim produkti” për sasinë prej 24 ton kripë dhe masën administrative “Kthim në vendin e origjinës” së produktit. Subjekti po kryen veprimet e duhura me degën e doganës Shkodër për kthimin e produktit në vendin e origjinës.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimin vijon pandërprerje kontrollet për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbojtjen e jetës dhe shëndetit të konsumatorëve, si dhe shprehet e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje të ligjit në dëm të jetës së konsumatorëve.