Reklame:

Food Bank, ndihme per te varferit.

Projekti me i fundit qe do te implementohetne bashkine Lushnje eshte ai lidhur me perdorimin sa me efikas te mbetjeve ne tregjet e fruta perimeve si dhe te futjes ne kulturen shqiptare te perdorimit te cdo produkti qe vjen nga Fermeri, pamvaresisht cilesise se tij jo te mire per export. Ka disa nisma ne kete drejtim te cilat kane ne focus te tyre perdorimin e cdo produkti te mbetur per shkak te cilesise, te dhuruar apo e dhene prag te skadences ne kompani apo supermarkete.

Organizimi i punes dhe nderthurja e mjaft elementeve me karakter organizativ do te kete ne baze te saj vullnetarizmin. Perfshirja e disa aktoreve ne kete aspekt qe nga fermeret, tregu i fruta perimeve, supermarketet, individet me mundesi ekonomike qe deshirojne te dhurojne ushqime te ndryshme e deri tek bashkia do te sjellin nje fryme te re ne jeten social – ekonomike per njerezit ne nevoje.

Ne ditet ne vazhdim do te shpaloset edhe strategjia se si do te organizohet ky process deri ne konsolidimin e kesaj nisme te veshtire ne momentin fillestar por mjaft frutdhenese dhe me interes per te gjithe, ne ndihme te njerezve ne nevoje.