Reklame:

Bletaria dixhitale, risia e re ne Kine

Mbi 2,600 koshere inteligjente janë vendosur në malet e Hangzhou, në provincën kineze Zhejiang.
Në pjesën fundore të koshereve janë vendosur sensorë që mund të monitorojnë dhe rregullojnë temperaturën dhe lagështinë dhe të dërgojnë të dhëna mbi numrin e herëve që bletët hynë e dalin nga kosheret si dhe peshën e koshereve për të kuptuar sasinë e mjaltit.

Çdo koshere është e pajisur me një kod të veçantë QR duke i mundësuar punonjësve që me anë të aplikacionit në celularin e tyre të monitorojnë informacione në kohë reale.