 Me katër gjymtyrë thundrore me perde, të afta për të mbajtur peshën e saj, si dhe me një bisht të fuqishëm, balena gjysmujore është krahasuar nga shkencëtarët me një vidër ose me një kastor.
Me katër gjymtyrë thundrore me perde, të afta për të mbajtur peshën e saj, si dhe me një bisht të fuqishëm, balena gjysmujore është krahasuar nga shkencëtarët me një vidër ose me një kastor.
Fosili i një balenë katërkëmbëshe 43-milionëvjeçare është zbuluar në Peru.
Sipas një lajmi të Korporatës Britanike të Transmetimeve (BBC), paleontologët besojnë se trupi 4 m i gjatë i gjitarit të detit ishte i përshtatur për të notuar dhe për të ecur në tokë.
Me katër gjymtyrë thundrore me perde, të afta për të mbajtur peshën e saj, si dhe me një bisht të fuqishëm, balena gjysmujore është krahasuar nga shkencëtarët me një vidër ose me një kastor.
Studiuesit besojnë se zbulimi mund të hedhë dritë mbi evolucionin e balenave dhe mënyrën se si u përhapën nëpër oqeane.
“Kjo është mostra më e plotë e gjetur ndonjëherë për një balenë katërkëmbëshe jashtë Indisë dhe Pakistanit”, tha dr. Olivier Lambert nga Instituti Mbretëror Belg i Shkencave të Natyrës dhe bashkautor i studimit.
Ajo u gjet në sedimentet detare në Playa Media Luna, 1 km në brendësi të brigjeve peruane të Paqësorit.
Vendndodhja ka tërhequr menjëherë interesin e studiuesve, pasi balenat e para mendohet se kanë evoluar për herë të parë në Azinë Jugore, rreth 50 milionë vjet më parë.
Ndërsa trupat e tyre ndryshuan dhe u bënë më të përshtatshëm për ujë, balenat migruan më tej në Afrikën e Veriut dhe në Amerikën e Veriut, ku janë gjetur fosile.
Zbulimi i fundit tregon se balenat e hershme arritën të notonin atje nga Amerika e Jugut.
“Balenat janë shembull ikonë i evolucionit”, tha Travis Park, një kërkues i balenave parahistorike në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër.
“Ato evoluuan nga gjitarë të vegjël në balenat blu që kemi sot. Është interesante të shohësh se si i pushtuan oqeanet”, shtoi ai.
Një ekip ndërkombëtar paleontologësh nga Peruja, Franca, Italia, Holanda dhe Belgjika gërmuan fosilin në vitin 2011.
Shkencëtarët e kanë quajtur atë “Peregocetus Pacificus”, që do të thotë “balena udhëtare që mbërriti në Paqësor”.
Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Current Biology”.


