Ish-Instituti i Perimeve dhe Patates, pjese perberese e QTTB, Lushnje
Instituti Perimeve dhe Patates u krijua si domosdoshmeri e kohes per permiresimin e punes ne prodhimin dhe marketingun e bimeve perimore dhe patates, duke e perqendruar vemendjen ne teresine e hallkave te tij, si ne krijimin e fondit te materialit gjenetik, me popullatat e vendit dhe ato te importuara; krijimin e kultivareve dhe hibrideve; percaktimin e struktures varietore dhe vargezimit te prodhimit ne shkalle vendi; percaktimin e teknikave dhe teknologjive te kultivimit, organizimin e prodhimit te farerave elite e te zgjedhura, etj.
Ne kete botim jepet nje pjese e atij aktiviteti te madh, sipas mbresave te nje pjese te atyre qe i dhane jete asaj qendre kerkimore (kuptohet te atyre qe jetojne), te bashkekohesve dhe dokumenteve te kohes. Le te jete ky botim historik nje memorial per kontributin 35 vjeçar te atij institucioni kerkimor e shkencor ne jeten e vendit e ne veçanti te bujqesise e perimtarise te atyre njerezve qe me punen e tyre bene emer te mire e gjithmone do te kujtohen me respekt.
Ne vendin tone, kerkimi shkencor ne perime i ka veta ne vitin 1952. Ne perberje te ish-Institutit te Bujqesise e Biologjise, formuar nga bashkimi i Stacionit te Kerkimeve Bujqesore me Laboratorin Biologjik te Institutit te Shkencave te Natyres, me drejtor speialistin e shquar te patates, Adem Deli krahas te tjereve ishte edhe sektori i Hortikultures, me pergiegjes specialistin me emer ne fushen e perimeve Agr.Novruz Kafazi dhe specialistet agr. Abedin Çiçi per frutikulturen, agr. Liri Tirana per vreshtarine, agr. Mitro Panteqi (Vasili), Avni Dani e Ilo Ballta. si dhe i paharruari, bullgari Gajdarov, specialist per perimet.
Ne vemendjen e punes se specialisteve te perimeve te sektorit te Hortikultures, qe nga krijimi tij me 1952 e ne vazhdim, ishte testimi i kultivareve te bimeve perimore, prodhimi i disa farerave perimore dhe trajtime teknike te tilla si mbjellja e perimeve me fare e fidane, pergatitja e fidaneve ne shtreter te nxehte, etj. Ne vitin 1955-‘56 sektori i drejtuar nga N. Kafazi, krijon, dorezon e regjistron dhe me tej prodhon, kontingjentin e pare te fares se kultivarit te ri shqiptar, domaten “Tirana”. Ne vjeshtên e vitit 1956 sektori i hortikultures zhvendoset nga Lapraka ne Valias (Tirane), por mbetet njesi e IKB, te transferuar tashme ne Lushnje, sepse Tirana ishte konsumatori dhe prodhuesi kryesor i perimeve.
Ne fund te vitit 1958 prane ketij sektori vjen nga Lushnja specialisti Xhemil Islami, i cili kishte shkuar atje gjate transferimit te vitit 1956. Atij i ngarkohet detyra e mbajtjes dhe studimit e te parit koleksion te perimeve ne Shqiperi (me disa lloje speci, barbunje, sallate, spinaq e perimesh frytrrenjore), te sjella nga vendet e ish-BS.
Aktiviteti i sektorit te kerkimeve per hortikulturen ne Valias (Tirane) u mbyll ne vitin 1959, kur prane NB-Kamzes ngrihet EDE-ja e Institutit te Larte Bujqesor, e cila merr edhe aktivitetin e tij, ne kuader te katedres, ku punonin Prof. Avni Oktrova e Novruz Kafazi dhe me pas Mehmet Dervishaj, Llazar Haxhinasto, etj. Rreth vitit 1954, pas mbrojtjes se disertacionit prane akademikut Daskallov, Avni Oktrova sjell nga Bullgaria komponentet prinderore te hibridit te domates 10 x Bizon, material faror te shalqinit “I mermerti-17”, te disa specave, etj, per te cilat fillon te prodhoje fare
Ne fund te viteve ’60, agr. Halim Stermasi, Kryeagronom ne Kamze, sjell nga Italia disa lloje perimesh, mes te cilave edhe fara domateje. Nga testimi vleresohet per disa tregues sasiore e cilesore kultivari “Tondo liscio”. Me kete kultivar, ai edhe me ndihmen e agr. N. Kafazit, i cili tashme ishte pedagog ne katedren e Hortikultures, me metoden e zgjedhjes, bejne tipizim te nje forme te saj, duke e emertuar “Agimi”. Mes te tjereve, edhe spinaqi “Viroflay”, me origjine franceze, i cili ka hyre ne Shqiperi ne vitin 1968, kultivuar fillimisht ne Kamze dhe tipizuar nga IPP, Tirane.
Ne vitin 1972, me Vendim te KM, nr.157, date 16.12.1972, u krijua Stacioni i Perimeve dhe Patates, me qender ne Tirane dhe ne varesi te Ministrise se Bujqesise. Drejtor u emerua Agr. Halim Stermasi. Ai u vendos ne Allias, prane stacionit te trenit, ne Tirane, territor ku bahçevanet tiranas prej shume e shume vitesh kishin formuar tradite ne prodhimin e perimeve. Struktura organizative e Stacionit, vitet e para ishte teper modeste.
Nese e shprehim ne menyre te permbledhur, ajo perbehej:
. Drejtori,
. Kryespecialisti,
. Sektori i provave dhe prodhimit te farerave te perimeve
. Stacioni i fares se patates ne Bize,
. Administrata
. Brigadat e prodhimit.
Vitin e krijimit dhe me pas, 3-4 vitet e para, Stacioni kishte rreth 110 ha toke per punen kerkimore dhe prodhimin e farerave te perimeve (53 ha toke ne Allias e 60 ha ne Mezes) dhe reth 150 ha toke ne Bize per punen kerkimore e prodhimin e fares se patates, si dhe fuqine punetore te nevojshme. Stacioni i patates ne Bize u vendos ne nje sektor, pjese territori e ish- NBU-se se Tiranes, ku qysh me 1970 kishte filluar te prodhohej fare nen drejtimin shkencor te specialistit tashme me emer per pataten, agr. Vasil Marko (e filloi punen me pataten menjehere pas mbarimit te fakultetit, ne vitin 1956, ne ish-stacionin e prodhimit te fares se patates, Korçe) dhe drejtimin teknik te agr. Muhamet Zyrbo (ne ate kohe specialist ne NBU) e agr. Petrit Kripa (ne ate kohe specialist per pataten ne Ministrine e Bujqesise).
Per te siguruar ecurine normale te punes kerkimore e ne veçanti te prodhimit te farerave te perimeve e patates, ne planin metodik per perimet u shfrytezua e u pershtat pervoja e mire e kerkuesve te IKB, Lushnje, te katedres se Perimeve dhe asaj te Seleksionimit te bimeve ne ILB Tirane, kurse per pataten pervoja e ish-stacionit te prodhimit te fares se patates ne Korçe, ku ne periudhen 1954-‘ 58, krahas specialisteve shaiptare, kontribut teper me vlere kishin dhene kater specialiste gjermane, nen drejtimin e zotit Shmid, njohes i mire i patates dhe me pervoje ne prodhimin e fares se saj. Nder themeluesit dhe qe dhane kontributet e para ne kete stacion, permendim:
– Agr. Halim Stermasi- drejtor,
– Muhamet Zyrbo-kryespecialist
– Vasil Marko-specialist
– Thoma Plasa-specialist
– Viktor Prifti -specialist.
Deri ne vitin 1976 puna ishte perqendruar ne grumbullimin dhe percaktimin, ne kushte prodhimi, te popullatave te specieve perimore me perhapje me te madhe, shumezimi i tyre dhe prodhimi i sasive te para te farerave per nevojat e dites. Deri kete vit, per asnje kulture perimore nuk ishte organizuar prodhimi i fares elite.
Pas largimit nje vit me pare te Muhamet Zyrbos ne seksionin e Bujqesise te rrethit te Tiranes, ne fund te majit 1976 largohet specialisti Thoma Plasa, per ne katedren e Perimeve ne ILB, Tirane dhe Viktor Prifti ne ish-NB “17 Nentori”, Tirane; ne Stacion vijne specialistet Ksenofon Ristani e Xhemil Islami dhe me 1977 Llukan Tase. Stacioni, krahas testimit te popullatave me te perhapura ne Tirane e rreth saj, si dhe llojeve te sjella nga importi, thellohet ne punen me prodhimin e farerave. Ne vitin 1977 prodhohet per here te pare fara elite e domates “Agimi” dhe hidhen bazat per te tjera. Kerkesat per perime ne tregun e brendshem dhe per eksport, fillojne te rriten. Ne qarqet e larta te qeverisjes se vendit fillojne te mendojne per kete dege te bujqesise, e cila mund te plotesonte nje pjese te mire te ushqimit te popullates dhe te siguronte te ardhura ne valute nga eksporti. Stacioni i Perimeve dhe Patates merr vleresim dhe shihet si mekanizmi qe mund te ndihmonte per objektivin e mesiperm. Ne Stacion afrohen specialistet me te suksesshem te asaj kohe ne bujqesi:
– Jorgo Thanati, drejtor
– Hysen Cobani, fillimisht specialist e me pas drejtor
– Meropi Prifti, specialiste me pervoje ne mbrojtjen e bimeve.
Behen aktive e konsulta dhe hartohen programe ne mbeshtetje te punes ne perime, çka e bene qeverine e asaj kohe te mblidhet e te diskutoje per here te pare rreth ketyre bimeve e te dale me nje Vendim te posaçem, nr.56, date 18.8.1978. Vendimi, krahas detyrave per shtimin e siperfaqeve te mbjella me perime, organizimin e brigadave dhe sektoreve te specializuar per prodhimin e tyre, fuqizimin e bazês materiale e teknike per to etj, i dha mbeshtetje punes kerkimore dhe asaj te prodhimit te arerave te perimeve dhe patates ne Stacion. Per pataten, krahas stacionit te fares ne Bize, organizohet puna dhe ngrihen kater nenstacionet e prodhimit te fares, ne Shishtavec te Kukesit, Vermosh te Shkodres, Klenje te Dibres dhe Plase te Korces.
Stacioni, krahas punes me farerat, shton punen kerkimore per permiresimin e teknologjive te kultivimit te perimeve dhe patates, testimin e kultivareve te vendit dhe atyre qe vijne nga jashte, duke percaktuar keshtu kultivaret dhe hibridet qe duhet te importohen; fillon punen permiresuese gjenetike ne bimet kryesore perimore, duke i kushtuar rendesi punes per grumbullimin e popullatave autoktone dhe krijimin e koleksioneve te para.
Ne vitin 1980, rreth 8 vjet pas krijimit, Stacioni i Perimeve dhe Patates, ne pershtatje me kerkesat e kohes, ndryshoi statusin e ti me VKM, nr.199, date 13.5.1980 “Per permiresimin e metejshem te organizimit dhe te punes kerkimore -shkencore ne bujgesi” duke u kthyer ne “Institut i Perimeve dhe Patates” (IPP), Tirane)
Detyrat themelore te percaktuara ne kete vendim ishin .
-“Instituti iPerimeve dhe i Patates ne Tirane te kete detyre kryesore punen kerkimore -shkencore ne kulturat e perimeve dhe te patates, punen seleksionuese per te krijuar lloje e hibride te reja, percaktimin e struktures varietore dhe te konvejerit ne shkalle vendi e si zona klimatike, organizimin eprodhimit te farerave elite e te zgjedhura dhe studimin e zgjedhjen e problemeve te agroteknikes se kultivimit te perimeve dhe te patates mbi baza shkencore”
– “Instituti i Perimeve dhe i Patates te ushtroje drejtimin metodik e shkencor ne nenstacionet e prodhimit te fares se patates”.
Vendndodhja e Institutit te Perimeve dhe Patates ishte: Rr. “Skender Kosturi”, Tirane. Ne vazhdim te reformave te nisura ne Stacion, pas vendimit nr. 56, date 18. 8.1978, u riorganizua puna kerkimore dhe ajo e prodhimit te farerave elite.
Pjese nga skema e prodhimit te perqendruar e te kontrolluar te farerave te perimeve dhe patates
vijon neser…