Reklame:

Niveli i detit po rritet dyfishin e parashikimit te shkencetareve

Shkencëtarët besojnë se niveli global i deteve dhe oqeaneve mund të rritet më shumë nga sa është parashikuar, për shkak të shkrirjes së akullit në Antarktidë dhe Groenlandë.

Sipas parashikimit afat-gjatë, niveli i ujërave të deteve, në rang global, do të rritet me maksimumi nën 1 metër deri në vitin 2100. Por sipas studimit të ri, parashikohet që ky nivel të rritet me thuajse dyfishin e projeksionit fillestar.

Kjo mund të çojë në zhvendosjen e qindra miliona njerëzve, thonë ekspertët.

Çështja e rritjes së nivelit të detit ishte një nga çështjet më të diskutueshme të ngritura nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), kur botoi raportin e pestë të vlerësimit në vitin 2013.

Ky panel tha se ngrohja e vazhdueshme e planetit, do të bënte që niveli i ujërave të rritej 52-98 cm deri në vitin 2100.

Shumë ekspertë mendojnë se ky është një vlerësim shumë konservator.