Reklame:

Perime te ziera apo te paziera – Cilat jane me te mira per shendetin?

Nutricionistët keshillojne se me e mira per shendetin eshte perdorimi i perimeve ne te dy menyrat. Duhet te alternojme te dyja ne menyren tone te ushqyerit, edhe perimet e ziera edhe ato te paziera

Nxehtësia me të vërtetë shkatërron enzimat, indolet (përbërësit biologjikë aktivë në ushqim, të cilët janë të dobishëm në luftën kundër kancerit), në nxehtësi të ndjeshme janë edhe tiaminet dhe vitamina C.

Megjithatë, shumica e elementeve ushqyese, duke përfshirë edhe fibrat, karbohidratet, proteinat, yndyrat, mikronutrientët e ndryshëm dhe vitaminat A, D, E dhe K mbeten në bimë edhe pas zierjes.

Në disa raste, siç është për shembull te betakaroteni, elementi ushqyes bëhet më shumë e disponueshme biologjikisht pas zierjes.

Po kështu edhe domatet si burim i shkëlqyeshëm i likopenës, fitonutrientit i cili ua jep ngjyrën e kuqe dhe veçoritë antioksidative domateve, për organizmin tonë janë më të mira pas zierjes.

Likopena ka veçori antibakteriale dhe antikërpudhore, ndërsa e lidhin edhe me parandalimin e kancerit të prostatës dhe inflamacionet e mishit të dhëmbëve.

Çfarë arrihet me zierjen, në të vërtetë?

Me zierje energjia bartet nga burimi i nxehtësisë në ushqim, prandaj ushqimi zakonisht është më lehtë i tretshëm. Ndërsa intensifikohet edhe shija.

Zierja adekuate shkatërron edhe bakteret të cilat mund të shkaktojnë helmimin me ushqim.

Ushqimin e pasur me vitaminë C ose tiaminë, të cilët janë të ndjeshëm në nxehtësi, duhet ta vendosni në ujë vetëm pasi që uji të vlojë, dhe ta nxirrni sapo të zihet. Ndërsa perimet e prera imët do të humbin më shumë materie ushqyese gjatë zierjes se sa ato në copa më të mëdha.

Toka dhe kultivimi, më të rëndësishme se zierja

Kualiteti i perimeve varet, para së gjithash, nga lloji i kultivimit, a bëhet fjalë për organik apo për atë tek i cili përdoren pesticidet, nga kualiteti i tokës, ujitja dhe sasia e diellit.

Mos harroni që sheqeri dhe produktet e miellit të bardhë janë ushqime që duhet të shmangen, dhe jo perimet e ziera që ende janë të pasura me materie ushqyese.

Edhe pse zierja shkatërron disa materie ushqyese, në disa raste largon helmet nga bimët, i bën më lehtë të tretshme, intensifikon shijen dhe forcon disponueshmërinë biologjike të nutrientëve. Për shkak të balancimit të ushqimit rregullisht shijoni edhe perimet e paziera.