Reklame:

Ministria e Mbrojtjes thirrje per rekrutime te reja per ushtare dhe oficere me pagese

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar nje njoftim ne te cilin kerkon te rekrutoje ushtare dhe oficere te rinj me pagese ne radhet e saj.

Në kushtet e një profesionalizmi më të lartë të Forcave te Armatosura dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës, rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për FA-në. Ushtritë e vendeve të NATO-s i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij problemi, në mënyrë të veçantë instrumenteve të përzgjedhjes dhe motivimit të tyre. Rekrutimi i ushtarëve/detarëve ka një impakt të rëndësishëm  mbi të ardhmen e FA-së.

Për këtë arsye kërkohet që të rekrutohen shtetas me një profil cilësor, të aftë nga ana fizike dhe shëndetësore dhe me një nivel të lartë kulturor. Një gjë e tillë mund të arrihet nëpërmjet përsosjes së sistemit të përzgjedhjes dhe motivimit.

-Ushtar me paga mbi 38.000 lek ne muaj

-oficera me paga mbi 50.000 lek ne muaj

Pagat e menjehershme pas shpalljes fitues.

Te gjithe te interesuarit te paraqiten prane Zyres se punes Lushnje.

Rekrutimi për t’u bërë ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura duhet t’u ofrojë shanse të barabarta të gjithë shtetasve shqiptarë për mosdiskriminim për shkak të racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, përkatësisë fetare, vendbanimit, si dhe pagës, përfitimeve dhe kompensimeve të tjera, sipas veçorive të shërbimit ushtarak.

Procedurat e përzgjedhjes së ushtarëve/detarëve do të jenë transparente dhe të dokumentuara. Për të rritur transparencën, procedurat, kriteret, udhëzimet, rregulloret e testimeve dhe lista përfundimtare e rezultateve të testimit do të publikohen në faqen zyrtare të internetit të Forcave të Armatosura dhe do të përmirësohet mënyra e zhvillimit të testimit dhe vlerësimit nëpërmjet sistemit të automatizuar.

Për të filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentash.