Reklame:

Siguria Ushqimore, Bizneset apel politikës: Te ndahet gabimi nga aktet e qellimshme

Operatorët agro ushqimorë kanë kërkuar që ligjvënësit të kenë kujdes me ndryshimet në Kodin Penal, duke bërë një ndarje të qartë midis gabimeve njerëzore dhe akteve të qëllimshme.

Ku në rastin e pare, propozojnë të tre-fishohen gjobat, dhe në rastin e dytë të konsiderohen si vepra penale. Ndërsa ndjehen të kërcënuar, se me këto ndryshime, çdo administrator mund të provojë burgun, edhe padrejtësisht.

Ministria e Bujqësisë ka një përgjigje për bizneset ushqimore, ku i siguron se do të ketë një ndarje të saktë të përgjegjësive.

Ndryshimet për ashpërsimin e masave sa i përket sigurisë ushqimore, dëmeve mjedisore, apo përgjegjësive, janë diskutuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. (SCAN)