Reklame:

Farat e ftoit per dhimbjen e fytit dhe kollen

Ftoi ka vlera te shumta terapeutike. Pjese te shumta te kesaj peme perdoren kunder disa semundjeve. Levorja e pemes rekomandohet per trajtimin e ulçeres. Farat e ftoit kane efekt me te lehte, por njihen edhe si laksativ dhe luftojne inflamacionin.

Nese i vendosni ne uje, atehere farat do te fryhen dhe do te formojne nje substance ngjitese qe ka efekt qetesues dhe zbutes nese e konsumoni. Masa qe formohet nga hedhja e farave ne uje ndihmon ne zgjidhjen e problemeve me frymemarrjen.

Per me teper, kjo substance xhelatinoze aplikohet ne lekure kunder djegieve dhe nxirjeve. Shume vende te botes, i perdorin farat per te trajtuar problemet me fytin apo kollen. Farat hidhen ne uje dhe me pas lengu pihet si shurup kunder kolles. Ky shurup perdoret zakonisht per femijet, sepse nuk permban alkool dhe eshte 100 perqind natyral. Hidhni nje luge gjelle me fara ne 300 ml uje te nxehte.

Mbulojeni enen dhe lerini te qendrojne per pak kohe. Lengun mund ta pini te ngrohte ose ne temperature ambienti. Lengu eshte zakonisht i hidhur, ndaj ju keshillojme te shtoni pak mjalte. Nese pini tre deri ne kater gota ne dite, kolla juaj do te ndalet. Ky leng keshillohet me shume se shurupet farmaceutike, sepse eshte 100 perqind natyral.

Nga ana tjeter, shurupi i  ftonjve perdoret edhe kunder diarrese, sidomos per femijet. Ftoi ne pergjithesi dhe lengu i marre prej tij perdoren me efikasitet per shpelarjen e gojes ose gargare kunder problemeve me mishrat e dhembeve, fytin dhe problemet me gojen. Kete shurup mund ta pergatisni ne te njejten menyre siç pergatisni kompostot e kumbulles apo te molles.

Fruti i ftoit i ben mire zemres. Ftoi permban fibren e tretshme qe njihet per aftesite e saj ne uljen e nivelit te kolesterolit. Rrjedhimisht, ftoi mbron nga semundjet e zemres, forcon arteriet dhe e ben zemren me te forte. Kaliumi qe gjendet tek ftoi ndihmon ne uljen e tensionit te gjakut.

Permbajtja e larte e hekurit tek ftoi e ben kete frut te shkelqyeshem per parandalimin e anemise se bashku me nje sere problemesh te gjakut. Ftoi ben mire per sistemin imunitar dhe ka vitamine C me teprice. Kjo vitamine e ben ate nje mburoje fantastike per sistemin imunitar. Per me teper ftoi ka edhe veti te mrekullueshme kunder plakjes.