Reklame:

Ushqimet qe shkatojne stres dhe nervozizem

Stresi eshte shkaktar qe e nxit organizmin qe ta “therrase” ushqimin, ndersa njeriu e merr ate edhe kur per te nuk ka nevoje.

Shpesh ndodh qe nuk jemi te vetedijshem per sasine dhe çka jemi duke ngrene. Por cilet jane “ngacmuesit” e organizmit dhe çfare  ndodh ne trup pas konsumimit te tyre?

Shmangni kripen

Sasia e rritur e kripes se konsumuar bllokon gjendrat qe prodhojne adrenaline, e cila ju ofron energji shtese dhe ua shton disponimin. Do te jeni nervoz, te lodhur dhe perseri shume shpejt te uritur.Ushqimet e embla

Shmangni sheqerin

Marrja e tepruar e sheqerit shkakton renien e perqendrimit, rrahjet e shpejtuara te zemres, harresen, madje edhe veshtiresi me shikimin por edhe agresivitet. Nese embelsirat i hani ne mbremje veshtire do te flini, ndersa te mos permendim edhe qe do te humbisni deshiren per seks pasi qe “injeksioni” i forces do te veproje shume shkurt. Do te zhduket ende pa arritur te shtrati. Konsumimi afatgjate i sasive shkakton tendosjen e pankreasit dhe sjell deri te diabeti.

Ushqimet djeges

Ushqimet qe e pershpejtojne organizmin, sikur xhenxhefili apo speci, jane te mira, por nese merren me mase. Assesi nese jeni ne ndikimin e stresit. Pas marrjes se ushqimit djeges organizmi fiton energji te re dhe ate e perzien me stresin me çka edhe e rrit me shume. Perveç kesaj, ushqimi djeges ua humb gjumin, keshtu qe mos gaboni ta hani ne mbremje para fjetjes.

Kafja

Pija e zeze eshte burim i stimuluesve, kafeines (nxit krijimin e hormonit te stresit, kontribuon ne mbledhjen e yndyres rreth belit, demton zemren dhe trurin), teobrominit dhe teofilinit (ju kthjellin, dhe keta mund te shkaktojne probleme me gjumin).

Pijet e gazuara

Kombinimi i kafeines dhe sheqerit dhe i ngjyrave artificiale paraqet grumbullimin e stresit “ne shishe”! Disa decilitra te pijes se ftohte, e cila do t’ju freskoje per shkurtazi, do te beje qe sheqeri “te vrapoje” neper gjak, do te ndalet ne pankreas, barku do “te shokohet” nga ftohja, ndersa ju per shume shkurt do te jeni hiperaktiv.

Alkooli

Secila pirje e alkoolit gjate kohes se tollovise ne pune eshte e demshme pasi qe ai nen ndikimin e insulines shnderrohet ne yndyre dhe akumulohet ne melçi. Sherri i tij melçia nuk mund te kryeje funksionin e filtrimit, ndersa pikerisht kete e ben kur punon jashte orarit, kur jeni nen stres. Toksinat mbeten ne trup dhe perqendrohen neper organet perreth. Sa me shume qe ka gota me vere pas darkes, kjo eshte fatale.

Mishi i kuq

Perberesit e mishi te viçit dhe mishrave te ngjashem rrisin nivelin e norepinefrines, qe jane te lidhur me rritjen e ankthit dhe stresit.