Reklame:

AdZM Fier pastron shtigjet ne pyllin e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta

Fluksi i madh i turisteve qe parashikohet te vijne kete sezon ne Parkun Kombetar Divjake Karavasta kerkon edhe nje infrastrukture te duhur per shetitjen e tyre ne bukurite e ketij parku.

Krahas qendres se vizitoreve e cila i jep edhe mireseardhjen turisteve duke i prezantuar me vecantite dhe bukurite e parkut apo pikes se vrojtimit te zogjve jane edhe shtigjet ne pyllin e parkut.

Drejtoria e zonave te mbrojtura Fier ka marr nje aksion per hapjen e rrugeve te pyllit per hyrjen e zjarrefikseve ne raste zjarri si dhe per hyrjen nga turisteve qe po shtohen dita dites.

Po hapen rruget nga pemet e rena si pasoje e ererave te forta si dhe nga barishtet e shkurret per te bere te mundur ecjen e lire te turisteve ne keto shtigje por edhe per ti paraprire rrezikut nga zjarri.

AdZM Fier dhe stafi i saj e ka kthyer ne praktike pune tashme qe ne ditet me reshje shiu apo me vransira dhe erera, te cilat kane dhe nje numer te ulet te turisteve, kryen mirembajtjen e ketyre shtigjeve ne te gjithe hapsiren e PKDK.

Pergatiti: Fatos Daulle