Reklame:

Vlerat ushqyese te qitros

Qitro, eshte nje frut me origjine greke. Ne pamje te pare ngjan me portokallin, por ka nje shije me te athet se agrumi tjeter i ngjashem.

Aktualisht ky frut eshte i perhapur edhe ne vendin tone dhe pak kujt mund t’i kete shkuar ne mendje se sa vlera kuruese ai ka. Mjekesia popullore tregon se ky lloj fruti, qe piqet plotesisht gjate stines se vjeshtes, ndihmon veçanerisht ne tretjen e ushqimit.

Gjithashtu, qitro pakeson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhembeve, si dhe sheron ftohjen dhe ben te mundur stabilizimin e kolesterolit. Ky frut rekomandohet te perdoret nga personat qe kane mangesi me sheqerin, pasi ndikon ne rritjen e nivelit te tij ne organizem.

Ndersa per te gjithe ata persona te cilet kane veshtiresi ne tretjen e ushqimit, rekomandohet te perdoret keshilla qe vijon. Merren 100 grame rrenje qitro zihen ne 500 ml uje derisa te avullohet gjysma e tij. Lengu i perfituar, pasi filtrohet, perzihet me nje sasi te barabarte vere te kuqe te vjeter.

Nga ky leng keshillohet te merren nje deri ne dy gota ne dite. Edhe pse ne shije jo fort e embel, qitro iu rekomandohet edhe personave qe e kane nivelin e sheqerit te ulet. Pasi ne perberjen e tij, fruta ka shume glukoze.