Demet e shumta qe kane pesuar fermeret per cdo vit nga ndryshimi i klimes, (tashme nuk mund te quhen me kaprico) jane nje kembane alarmi per qeverine ne pergjithesi dhe Ministrine e Bujqesise ne vecanti.
Ky vit po e tregon dhe vazhdon ta tregoje se ndryshimet klimaterike kerkojne nderhyrje urgjente te ndryshimit te situates dhe marrjen ne mbrojteje te fermerit. Per afro 3 dekada bujqesia akoma ka nje prtofol qesharak te investimeve nga buxheti i shtetit ne raport me te ardhurat qe krijon dhe numrin e te punesuarve ne sector. Po keshtu nese I referohemi numrit te punesuarve, serish shifrat jane ne favor te bujqesise bindshem.
Po pse nuk ka vemendjen e duhur ky sektor kaq i rendesishem?
Cfare i pengon specialistet e bujqesise ne te gjitha nivelet qe te kene ne focus te punes se tyre marrjen e masave per te minimizuar demet e e moti gjithnje e me te paparashikueshem?
Edhe pse gjeneron miliona euro per buxhetin e shtetit dhe mbush shume gropa ne bilancin negative te tij akoma nuk ka nje strategji te qarte e ne menyre te vecante nuk ka nje program ku te ndjehet siguri per bujqit dhe fermeret ne menyre qe at ate pakten te mos dalin te humbur nga gjithe puna e tyre vjetore duke e humbur interesin per token e duke e lene ate djerre ose e punojne te detyruar se nuk kane cfare te bjene tjeter, pamvaresisht se me laps ne dore thjesht kane mbijetuar.
Sigurimi i prodhimit bujqesor nuk kerkon kosto te madhe sesa kerkon vemendje dhe thjesht pershtatje te skemave aplikuese te vendeve te rajonit apo te ndonje vendi tjeter qe ne shpesh ja marim legjislacionin kopy paste sa here na intereson. Rastet e viteve te shkuara por edhe ketij qe po kalojme jane daulle qe bien prej kohesh por Ministria dhe specialistet e saj nuk duan ti degjojne ose nuk duan te rregullohet ky problem.
Po kujt I sherbejne keta specialist te cilet nuk kane dale me nje zgjidhje konkrete te situates por i detyrojne fermeret te mbajne syte nga deputetet apo kryetaret e bashkive per nderhyrje pa lidhje kur nuk ka asnje hapesire ligjore sic ishte rasti i bresherit qe demtoi afro 100 ha me pjeshke ne Barbullinje te Lushnjes. Vetem ne barbullinje ne 100 ha pjeshke fermeret kane humbur afro 1 miliard leke te vjetra. Keto jane par ate munguara por nese do te siguroheshin fermeret do te kishin mare fitimin e munguar ne masen afro 70% pra demi do te ishte vetem 300 mil leke, aq sa kushton sigurimi I prodhimeve bujqesore aktualisht ne tregun e sigurimeve.
Natyrisht askush nuk mund te ndihmoje sado te kete deshiren e mire nese kjo nuk eshte detyrim ligjor apo institucional e aq me keq kur futet politika ne mes e cila nuk ka sjelle gje tjeter vec zhgenjimit ne kete vend.
Krijimi i nje portofoli sigurimi te ofruar nga qeveria si suport per kompanite e sigurimeve ne tregun shqiptar, do te ulte cmimin e sigurimit per bujqesine por edhe do te rriste sigurine e fermereve per te mbjelle token me kultura te ndryshme ku te pakten te mos dilte i humbur nga angazhimi dhe rrisqet qe ka ky sektor delikat, te cilin e kemi zgjedhje te detyruar nga zoti dhe natyra perfshi ketu edhe strategjine se bujqesia dhe turizmi jane e radhmja e Shqiperise.
Agronews.al/Sh. Bylykbashi