Te gjitha qyteterimet e kane njohur dhe e njohin fuqine e mrekullueshme te mjaltit ne ushqim dhe sherim. Te gjitha produktet e bletes jane jashtezakonisht efektive, veçanerisht ne qofte se i aplikoni ato ne menyre te duhur.
Mjaltin nuk duhet ta gelltisni menjehere, por gradualisht shkrijeni ne goje apo pijeni te tretur ne uje te ngrohte, çaj, qumesht. Patjeter duhet perdorur luge druri ose plastike, sepse metali neutralizon efektin terapeutik.
Nese keni angina pektoris, inflamacion te gojes apo mishit te dhembeve merrni nje luge çaji mjalte çdo tre ore, me se miri te kristalizuar, ndersa eshte ideale qe te jeni ne nje pozicion te shtrire dhe te mundesoni qe ajo te ngadale shperndahet ne goje. Ne qofte se ju perdorni mjalte ne hoje apo dyll, pertypeni ate disa here gjate dites.
Eshte efikase edhe shperlarja e fytit me propolis me nje gjysme gote me uje, ne te cilen jane shtuar 15, 20 pika te alkoolit tretes 20%. Mund te pertypni edhe propolisin e paster, posa te keni mundesi, sepse ne menyre efektive vret bakteret dhe i ndalon ato qe te depertojne ne organizem si dhe mbron dhembet.