Reklame:

Historiku i shkolles se Pare Bujqesore, dhurate e Kongresit Kombetar te Lushnjes (Pjesa 10)

 

Historiku i shkolles se Pare Bujqesore, dhurate e Kongresit Kombetar te Lushnjes (Pjesa 4)1. Ne temat e emerteses qeveritare:

Ne fushen e permiresimit gjenetik, ku perfshihen kerkime per krijimin e linjave, kultivareve e hibrideve te rinj ne bime te rendesise se pare per prodhimin dhe furnizimin e tregut, si domatja, speci, kastraveci, lakra koke dhe patatja:

U stabilizuan reth 150 linja domateje, u perfituan qindra kombinacione hibride, nga ku u testuan e iu dhane prodhimit tre hibride per mjedise te mbrojtura (Valbona F1, Fitorja-A Fl e Fitorja-B F1) dhe dy hibride per fushe (1431 F1, ZKC F1 ), me prodhimtari 20-30 % m shure se kultivaret e hibridet qe ishin ne ate periudhe.

Ne bimen e specit u perfituan rreth 20 linja dhe per here te pare u perdor metoda e kryqezimit interspecifik me forma te egra, tè sjella nga jashte, per te perfituar hibride te qendrueshem ndaj vrugut te kercellit, qe ne ato vite ishte teper shqetesues. Me interes per prodhimtari e qendrueshmeri ndaj semundjeve ishte “IPP-1810 FI”, per te cilin u prodhuan çdo vit nga Instituti rreth 5 kg fare ”

Ne lakren koke u perfituan disa kombinacione backcross e me tej me seleksionim u arriten te permiresohen format ekzistuese dhe te krijohen lakrat “IPP-24 K” dhe “M-140″ me tregues te larte cilesore, prodhimtari e qendrueshmeri ndaj çarjes se parakohshme te kokave”

Ne kastravec u perfituan rreth 120 linja, me te cilat u arrit te krijohen disa hibride te rinj, mes te cileve “IPP-6878 FI” per kultivim ne fushe dhe “IPP-249 Fl”, “IPP-3131 Fl” dhe “IPP- 755 FI” per kultivim ne sera.

Ne bimen e patates u arrit te merren disa fenotipe me vlere dhe shtame te kultivarit “Adreta”‘ te qendrueshme ndaj disa semundjeve.

 

1-b) Ne fushen e studimeve teknologjike, u studiua mundesia dhe efektiviteti i ngrohjes se serrave me energji elektrike, ku rezultoi se treguesit e rritjes dhe prodhimtarise se domates jane te njejte me bimet e kultivuara ne mjedise me ngrohje qendrore me lende djegese te lenget, kurse kostoja e prodhimit rreth tri here me e larte.

 

2. Ne temat e emerteses dikasteriale:

Ne kete grupim perfshihen studimet qe i sherbejne permiresimit te struktures varietore (me kultivare e hibride me potencial te larte prodhues, cilesi dhe vlera tregtare, me qendrueshmeri ose tolerance ndaj semundjeve, demtuesve e streseve mjedisore), prodhimin e vargezuar dhe permiresimin e teknikave e te teknologjise se kultivimit te perimeve (domate, spec, barbunje, kastravec, laker koke, lulelaker, shalqin e pjeper) dhe patates.

Domatja më e kërkuar nga Europianët, 30% e sip me ketë varietet…a) Nga studimet per permiresimin e struktures varietore, ne domaten e hershme per fushe u futen ne prodhim kultivaret Diego Fl” dhe “F/172 Fl”; per domaten e mesme “IPP-69/ 83 FI”, “Dukata Fl”, “SA-79” dhe “KA-651” per domaten ne serra me ngrohje “Vemona Fl”, “Vivia Fl” dhe “Fitore-B FI”; per bimen e specit u keshilluan te futen ne prodhim kultivaret “PCR”, “Gipsi”, “IPP 1810 FI” dhe Albena”: per bimen e barbunjes se shkurter u keshilluan “Pllocake verdha” dhe “Mondor”, kurse per te gjatat “Kacavarese e verdhe” dhe “Kacavarese e gjelber”; per kastravecin ne serra u keshilluan dhe u shtrine ne prodhim kultivaret “IPP-249 FI”, “IPP-3131 FI” dhe “IPP-755 FI”, krahas atij te importit “Pepinex-69”; per bimen e lakrès u keshilluan dhe u shtrine ne prodhim kultivaret “M-140”, “24-K”, “Hinova” dhe “Hidena”; per bimên e lulelakres u keshilluan dhe u shtrine ne prodhim kultivaret “SG-114”, “Florablanca” dhe “Lavyna” per prodhim te hershem dhe “SG-117” e “Aprilex” per te mesme e te vone; ne bimên e shalqirit u keshilluan dhe u shtrin ne prodhim kultivaret “KS-74”, “Madera FI” dhe “Baby Fun F1”: ne bimen e pjeprit u keshilluan dhe u shtrine ne prodhim kultivaret Qarres-78” dhe “Charentais”; ne patate u keshilluan dhe u shtrin ne prodhim kultivaret “Jaerla” per prodhim te hershem, dhe “Maricla” per te mesme dhe te vone.

b) Per vargezimin e prodhimit dhe furnizimin sa me te plote te tregut, u kryen studime ne bimet domate ne serra, lulelaker, barbunje, spec, laker koke, shalqin dhe qepe e njome, nga ku u formuluan edhe vargezuesit, te cilet u keshilluan dhe u shtrine ne prodhim.

c) Per permiresimin e teknikave dhe teknologjive te kultivimit te bimeve domate, spec, barbunje, kastravec, pjeper e patate, u kryen studimet e meposhtme, te cilat ndikuan dukshem ne prodhimin dhe cilesite e tij:

i.per skemat dhe dendesite e mbjelljes;

ii. per dozat, menyren dhe kohen e pleherimit;

iii. te karakterit agrobiologjik;

iv. per mbrojtjen e bimeve;

v. te karakterit kimik-teknologjik.

III. Ne temat e emerteses ss Institutit:

Ne kete grupim perfshihen studimet qe i sherbejne permiresimit te struktures varietore (me kultivare e hibride me potencial te larte prodhues, cilesi dhe vlera tregtare, me qendrueshmeri ose tolerance ndaj semundjeve, demtuesve e streseve mjedisore), prodhimin e vargezuar dhe permiresimin e teknikave dhe teknologjise se kultivimit te perimeve te tjera, qe ndonese nuk zene peshe ne sipêrfagen e mbjelle, jane te kerkuara nga tregu dhe konsumatori (patelxhan, bizele, bamje, spinaq, sallate,endivia, cikore, angjinar, kungull, karrota, rrepa, rilka, panxhar perimor, presh, hudhra, majdanoz, koper, finok e selino)

Ne kete emertese perfshihen edhe koleksionimi, studimi riperteritja dhe ruajtja e fondit gjenetik te bimeve perimore, per te cilat u punua me pasion per te patur ne fond mundesisht  gjithe pasurine tone kombetare (popullata, linja e kultivare te vendit te huaj). Me punen dhe perkushtimin e punonjesve shkencore te Institutit, ky fond arriti ne rreth 2700 numra per mese 23 specie perimore.

Ne kete grup futen gjithashtu studimet per hallkat e larta te farerave te mbi 60 kultivareve dhe linjat e komponenteve prinderore te hibrideve te shtrire ne prodhim. Instituti, krahas prodhimit te hallkave te larta per 63 kultivare e komponente prinderore te hibrideve te tij, prodhonte e furnizonte Drejtorine e Farerave me rreth 250 kv fare perimesh dhe 2500 kv fare patateje te gjeneracionit Shtam 2.

Me aktivitetin e tij ne fushen kerkimore dhe te prodhimit te farerave, Instituti shpenzonte çdo vit rreth 5 540 mije leke 2 970 mije per paga, 445 mije per sigurimet shoqerore, 30 mije leke udhetime e dieta, 1 900 mije leke shpenzime operative (materiale e furnitura, etj.) si dhe 200 mije leke shpenzime per meremetime te medha] dhe siguronte te ardhura nga shitjet rreth 4 600 mije leke, qe derdheshin ne buxhet, pra mbulonte rreth 83 % te shpenzimeve ( raport i vitit 1986 )

Veç sa me siper, qe nga viti 1984 e deri 1990, Instituti i Perimeve dhe Patates prodhonte çdo vit rreth 100 kg fare kastraveci “Pepinex-69 F1” dhe 50 – 100 kg fare domate “Vemona F1” per llogari te firmes holandeze Royal Sluis.

Realizimi i detyrave te mesiperme erdhi si rezultat i punes dhe perkushtimit te punonjesve shkencore e specialisteve te prodhimit, te cilet vit pas viti e rriten nivelin shkencor dhe kualifikimin e tyre ne sherbim te synimeve e objektivave nè rritje te gendres shkencore qe perfaqiesonin. Keshtu, nese deri ne vitin 1986 IPP kishte tre Bashkèpunetore te Vjeter Shkencore (Hysen Cobani, Meropi Prifti e Llukan Tase), ne vitin 1987-88 kishte edhe tre kandidate Shkencash (Sokrat Jani, Jorgo Thanati e Dine Merja) dhe ne vitet 1990-1991 edhe dy Kandidate Shkencash (Mevlud Hallidri e Florenc Kutrolli)

Per promovimin e arritjeve dhe ne ndihme te prodhimit ishin edhe numri i larte e gjithnje ne rritje i botimeve tê tilla si libra e broshura, artikuj shkencore e divulgative, biseda ne Radio e Televizion dhe leksione pasuniversitare me specialiste, etj.                         Ne vitin 1991, Ministria e Bujqesise dhe Komiteti i Kerkimit Shkencor dhe Teknologjise riorganizojne gjithe punèn kerkimore, duke e pershtatur me modelet e botes Perendimore; kerkimi mbi baze projektesh kerkimore, çka e beri me funksionale e rezultative ate, ne perputhje me kerkesat e kohes. IPP aplikoi per tre projekte:

1.   Grumbullimi, studimi, perteritja dhe ruajtja e materialit gjenetik te bimeve perimore, me drejtues projekti Kandidatin e Shkencave Bujqesore, Sokrat Jani.

2.   Permiresimi Gjenetik (krijimi i linjave, kultivareve dhe hibrideve te rinj) ne domate, spec, kastravec, pjeper e laker koke, me drejtues projekti Kandidatin e Shkencave Bujqesore ative Mevlud Hallidri.

3.   Permiresimi i teknologjise se kultivimit te bimève perimore (domate, spec, pjeper, laker e patate), me drejtues projekti Kandidatin e Shkencave Bujqesore, Sokrat Jani.

 

Agronews.al

Fundi pjesa 10-te

Vijon neser pjesa 11-te