Reklame:

PD Lushnje kerkese Bashkise dhe KZAZ-ve per anulimin e procesit zgjedhor

Kryetari i sapo zgjedhur i PD Lushnje i ka derguar nje leter zyrtare institucionit te Bashkise Lushnje dhe te gjithe kryetareve te KZAZ-ve qe te anullojne procesin zgjedhor i cili sipas tij nuk eshte i ligjshem.

I ftuar ne emisionin Udhekryq ne Radio Lushnja Z. Korreshi ka argumentuar se dokumenti i pare i firmosur nga ai ne cilesine e kryetarit te PD Lushnje i  sherben demokracise se vendit dhe se ky proces zgjedhor eshte krejtesisht ilegjitim qe pas anulimit te tyre nga Presidenti i Republikes se Shqiperise. ” Nuk mund te kete zgjedhje demokratike me nje kandidat te vetem” – thekson z. Korreshi. “Kodi yne zgjedhor fatkeqesisht nuk e percakton se kur ka nje kandidat, ne flete votimi te jete opsioni “PO” dhe “JO” per kandidatin e vetem ne menyre qe te gjithe te ken mundesi te votojne.

Gjithashtu PD Lushnje ka kerkuar edhe  lirimin e ambjenteve te zena nga KZAZ dhe kthimin e tyre ne funksion normal publik pasi nuk ka asnje baze ligjore qe ato te mbahen te zena.

Per me teper ndiqni emisionin e plote “Udhekryq” me gazetarin Shkelqim Bylykbashi transmetuar ne Radio Lushnja diten e premte.