Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimit, që i hap rrugën certifikimit të audituesve të parë energjetik, duke zhbllokuar një proces që mbante peng prej kohësh zbatimin e disa ligjeve që rregullojnë fushën e eficienës së energjisë.
Sipas vendimit, audituesit energjetikë do të ndahen në 2 kategori e më konkretisht për auditimin e ndërtesave dhe instalimet industrial. Personat e interesuar për t’u certifikuar duhet të aplikojnë pranë Agjencisë së Eficiencës së Energjisë. Ndërkohë që, për t’u pajisur me certifikatën përkatëse do të duhet t’i nënshtrohen një testimi të njohurive. Disa nga profilet që mund të aplikojnë janë personat që disponojnë një diplomë masteri në inxhinieri mekanike, elektrike, fizike, elektronike, mjedisi, arkitekturë, etj.
Gjithashtu, këta persona duhet të kenë ndjekur edhe programe studimi të formimit të vazhduar në formën e kurseve në fushën e”Auditimit të energjisë”. Audutimi energjetik është një detyrim për çdo person juridik, publik ose privat që kategorizohet si konsumator i madh i energjisë, por pavarësisht se ky është një detyrim që përcaktohet në ligj që prej vitit 2015, ky proces nuk ka nisur ende.
Nga ana tjetër, sipas udhëzimit të fundit të miratuar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, dorëzimi i një auditimi energjetik është i detyrueshëm për të gjithë bizneset apo familjarët që janë të interesuar për të instaluar panele fotovoltaike për qëllime autokonsumtaore. Kohëzgjatja e certifikatës së auditimit do të jetë 7 vjeçare, me të drejtë rinovimi. (SCAN)