Reklame:

Specialisti Boçi: Farerat e grurit ne Shqiperi po keqperdoren

Llojet e farerave te grurit ne te gjithe boten diferencohen ne ato per konsum blegtoral ose per shpende dhe ai per konsum njerezor dhe ky diferencim behet sepse cilesia e tyre eshte ndryshme.
Por ne shqiperi ka nje mos kontroll te cilesise se farerave dhe te etiketimit dhe ndarjes se farerave te grurit te cilat jane per destinacion ushqimin e kafsheve dhe ato per konsum njerezor.
Specialisti i bujqesise dhe Doktor i shkencave Pandi Boçi i ftuar ne emisionin Agronews me Radio Lushnja nen drejtimin e gazetarit Shkelqim Bylykbashi, ka theksuar se se kjo mos ndarje e farerave per destinacionin perkates krijon nje çrregullim qe tek fermeret qe e mbjellin por edhe tek cilesia e e bukes ku perdoret me pas.

Zoti Boçi vazhdon duke theksuar se fermeret duhet te kene shume kujdes ne llojin e farerave qe perzgjedhin per te kultivuar duhet ta pershtatin me token ku do e kultivojne por mbi te gjitha duhet te kene kujdes te mos mbjellin grure per ushqimin e kafsheve nese duan ta shesin ate tek fabrikat e miellit apo ta perdorin dhe per konsumin familiar.

Fermeret te cilet mbjellin grure duhet te mbjellin siperfaqe te medha qe te mund te kene fitime sepse ne siperfaqe te vogla e kane te pamundur te mbledhin frutet e punes se tyre.
Nje problem tjeter qe thekson Dr. Pandi Boçi eshte mekanika e duhur bujqesore te cilen shume fermere nuk e kane gje e cila rrit koston e prodhimit.
Per me teper ndiqni emisionin Agronews me argumentat dhe keshillat e specialistit te bujqesise  Dr. Pandi Boçi.