Myftinia Lushnje ne bashkepunim me Komunitetin Mysliman te Shqiperise si dhe Fondacionin Mirenjohja ka arritur te kryeje nje restaurim te pjesshem te xhamise Lushnje.
Ne kete restaurim eshte perfshire veshja e kupoles me alumin si dhe zevendesimi i dritareve te drurit te cilat ishin thuajse te kalbura plotesisht, me dritare duralumini.
Diten e sotme Drejtori e Vakf- Investimeve dhe Financave në KMSH, z. Edison Hoti dhe Drejtori e Fondacionit Mirënjohja, z. Samed Shehu bashke me stafin e tij kane kryer nje vizite ne Xhamine Lushnje ku jane pritur nga Myftiu Gramoz Blliku dhe Imami Hysni Çela.
Myftiu Blliku ka falenderuar Z. Shehu per restaurim e pjesshem te xhamise Lushnje dhe me pas i ka treguar edhe punimet qe po kryhen ne ndertimin e qendres kulturore multifunksionale islame per qytetaret lushnjare per ti mbajtur ata larg veseve te keqija. Ne kete qender kulturore jane parashikuar te zhvillohen kurse studimore ne fusha te ndryshme si te gjuheve te huaja, te shkencave ekzakte dhe informatike. Gjithashtu jane parashikuar dhe kurse profesionale, biblioteke, kende lojrash per femijet etj.
Myftiu Gramoz Blliku ka arritur te marre donacione dhe ti hape rruge rikonstruksionit per rikthimin ne gjendje funksionale te kalcetos dhe te dhomave te zhveshjes e cila tashme eshte prone e Myftinise Lushnje e cila do e ver ne sherbim te rinise Lushnjare.