Bujqësia organike është një vizion i bujqësisë që funksionon me një sistem prodhues, ekonomikisht të qëndrueshëm, duke integruar njeriun dhe mjedisin.
Të prodhohet lokalisht në vend sa më shumë që është e mundur, dhe të shfrytëzohen resurset ripërtrirëse. Bujqësia organike/ekologjike punon me natyrën e jo kundër natyrës. Kjo nënkupton se proceset natyrore përdoren për të arritur në nivelin e pranueshëm të prodhimit të të lashtave, ushqimit dhe bagëtisë. Një kompensim korrekt për punën e faktorit njeri është esenciale për këtë qasje.
Pra, bujqësia organike nuk është vetëm bujqësi pa plehëra kimik, pesticide dhe herbicide. Nuk është e gjitha vetëm rreth prodhimit të ushqimit të shëndosh. Bujqësia organike nuk do të ishte e suk- sesshme nëse faktori i vetëm që e dallon nga agrikultura klasike të jetë mos për- dorimi i kemikateve.
Karakteristikat kryesore të bujqësisë ekologjike janë:
- Ruajtja e pjellërisë afatgjate të tokës, me anë të mirëmbajtjes së nivelit të materies organike, duke inkurajuar aktivitetin biologjik të tokës dhe kujdesin gjatë intervenimit mekanik.
- Fur nizimi indirekt me materie ushqyese, duke përdorë burime të patretshme ushqyese, të cilat më pas- taj i bëhen të mundëshme bimëve nëpërmes veprimit të organizmave tokësor.
- Sasi të mjaftueshme të azotit nëpërmes të bimëve azotofiksatore si dhe riciklimit të materieve organike si mbeturinat bimore dhe plehu i kafshëve.
- Kontrolli për barojat, sëmundjet dhe insektet, mbështeten në rend të parë në qarkullimin bimor, predatorët natyral, plehërat organik, varietete rezistente dhe intervenime të limitu- ara termale, kimike dhe biologjike.
- Kujdes në efektin e dëmshëm të fer- mës për mjedisin përreth dhe konz- ervimin e habitatit natyral.
Mund të thuhet se për fermerin organik, toka është mjeti kr yesorë i punës, dhe se ai do të bëj çdo gjë që është e mundur të kujdeset për tokën. Pastaj toka do të kujdeset për të lashtat, e nëpërmes të të lashtave edhe për kafshët shtëpiake. Në fermat të menaxhuara me principe të bujqësisë organike, nuk ka kalim të lëndëve ushqyese në ujëra nën- tokësore ose përroje.
Ideali për bujkun organik është cikli i mbyllur i lëndëve ushqyese. Në këtë drej- tim, bagëtia ushqehet kryesisht me të korrat të prodhuara në fermë dhe kullotë në tokën e fermës. Plehu i tyre shfrytëzo- het për fertilizim të tokës, mundësisht pas kompostimit.
Për shkak të largimit të prodhimit nga cikli (kafshët, perimet, drithërat) humbja duhet të kompensohet. Për këtë arsye është esenciale mbjellja e bimëve që e lid- hin azotin. Shumica e këtyre bimëve i takojnë familjes leguminoze. Leguminozet në simbiozë me tipe të cak- tuara të bakterieve kanë aftësi të transfor- mojnë azotin atmosferik në proteine bimore. Gjatë dekompozimit të këtyre bimëve në tokë, azoti gradualisht bëhet i shfrytëzueshëm për kulturat bimore.
Qarkullimi bimor është i rëndësishëm se pse llojet e ndr yshme të bimëve i absorbojnë materiet e ndyshme ushqyese nga thellësi të ndryshme.
Është e qartë se bujqësia organike nuk është bujqësi pa përdorim të nutrientëve për bimë! Por është bujqësi që i furnizon bimët me ushqim biologjikisht të balan- suar.
Konvertimi në bujqësinë ekologjike
Konvertimi ose tranzicioni prej bujqë- sisë konvencionale në bujqësi organike zakonisht zgjatë dy vjet. Gjatë kësaj periudhe fermeri ka për qëllim të:
- Përmirësoj plleshmërinë e tokës duke futur në qarkullimin bimor, legumi- nozet për shkak të fiksimit të azotiti, kështu që të lashtat të mund të kul- tivohen pa pleh kimik.
- Përshtatë numrin e kafshëve në fermë me kapacitetin natyral të fer- mës, në mënyrë që bagëtia të mbahet pa bler jen e koncentrateve dhe bimëve foragjere.
- Punon në drejtim të një ekosistemi të balancuar, të ruaj diversitetin e llo- jeve, në mënyrë që të përfitojnë edhe mjedisi edhe bujqësia.
Fermeri që planifikon të konvertoj fermën e tij, për fillim i duhen informata të nevojshme. Vizita në fermat e kon- vertuara ndihmon shumë, e gjithashtu edhe seminaret me materiale përcjellëse.
Konvertimi mund të bëhet gradual- isht, ose i menjëhershëm. Konvertimi i menjëhershëm paraqet r rezik më të madh.
Disa aspekte etike të bujqësisë ekologjike
Bujqësia ekologjike, insistimi për pro- dukte ekologjike dhe ndërgjegjësimi dhe akcionet për mjedisin janë qështje e vizionit. Vlejnë të përmenden fjalët e famshme të Gro Harlem Br untland: “Ne nuk e kemi trashëguar tokën nga stërgjyshërit tonë, vetëm e kemi pranuar në ruajtje nga fëmijët tonë”.
Një numër i madh i njerzëve besojnë se ne nuk kemi të drejtë ta shkatërrojmë tokën e cila evoluoi gradualisht dhe në harmoni me miliona vjet rresht. Nëse e lidhim këtë bindje me cilin do religjion, thjesht ne nuk kemi të drejtë të shkater- rojmë ate çka Zoti e ka krijuar. Ne nuk po themi që natyra ndonjëherë nuk është brutale, por të merret parasyshë që ndërrimet të bëhen në atë mënyrë që ti lejojnë natyrës të përtrihet.
Pse ne mendojmë që toka me të gjitha resurset është pronë e jona dhe ne mund të bëjmë me te çka të dëshirojmë? Nëse shikojmë se si shfr ytëzohen burimet e kufizuara, atëherë përgjigjja është e qartë…
Pa marrë parasyshë se a i kemi pikë- pamjet e njëjta me të mësipërmet, duhet të fillojmë të mendojmë më shumë për pasojat e konsumit të pakontrolluar të resurseve të papërtrishme. Është frikë që në të ardhmen fëmijtë të krijojnë bindje mjaft të keqe për gjeneratën tonë.
Industria nuk është e vetmja që i perdoron pa masë resurset e papërseritshme. Agrikultura moderne e bën të njejtën gjë, p.sh. për të prodhuar plehrat kimik sasi e madhe e energjisë kon- sumohet dhe sasi e madhe e ndotësve gjenerohet.
E njëjta ndodhë gjatë prodhimit të pesticideve dhe herbicideve sintetike. Në këtë kontekst duhet kuptuar se çdo organizëm e ka vendin e vet në zingjirin ushqyes. Konsumon dhe konsumohet. Nëse një ose më shumë hallka të një zingjiri shkatërrohen, i gjithë zingjiri i ushqimit do të kolaboj dhe ate me paso- ja të paparashikueshme.
Një numër i kimikateve shfaqë ten- dencë të akumulohet në indet bimore dhe shtazore, duke arritë koncentrim më të lartë në hallkat më të larta të zingjirit të ushqimit. Efektet negative zakonisht bëhen të dukshme pasi të jetë kaluar masa kritike.
Pse konsumatorët dëshirojnë ushqim organik/ ekologjik
Statistika treg on pamohueshëm se kërkesa për ushqim organik është duke u rritur dukshëm në shumë pjesë të botës. Krahas kërkesës ekziston edhe droja për shëndetin tonë gjë që ndikon dukshëm në sjelljet e njeriut. Të gjithë ne kemi kujdes që së bashku me ushqim të mos konsumojmë edhe agjent të ndryshëm, shkaktarë të sëmundjeve.
Kërkimet shkencore kanë treguar se shumë prej kemikateve të shfrytëzuara në agrikulturën klasike kanë potencial të dëmtojnë organizmin nëse konsumohen në sasi të madhe. Akumulimi i tyre në organizëm është më kanosës. Nëse dikush han diçka që e dëmton dhe rezultati është i dukshëm, atëherë ne jemi të alarmuar që në fillim.
Nëse efektet shfaqen në for më të sëmundjeve disa vjet më pas, është vështirë të bëhet lidhja në mes të shkak- tarit dhe pasojës.
Për të qenë të sigurtë se ata nuk kon- sumojnë substanca të r rezikshme, njerëzit vendosin të zgjedhin produktet organike.
Shumica e lëvizjeve ekologjike dhe mjedisore si problem kryesorë shohin: ndotjen, varfërimin e resurseve të papër- trishme, rritjen e pakontrolluar të popul- latës. Këto pikësynime hapin rrugën për bujqësinë ekologjike.
Tani, në fillim të shekullit të ri, vet shohim se prodhimi bujqësor i paku- fizuar ka arritur kulmin. Një shpërthim i epidemive të sëmundjeve të kafshëve, si BSE (Bovine Spongifor m Encephalopathy), Afta Epiziotike, në Unionin Evropian vërteton se gjërat kanë ndërruar në mënyrë drastike dhe thelbësore.
Fatmirësisht, rregullativat kanë filluar të ndr yshohen, kështu Ministria e Bujqësisë të Holandës respektivisht Gjer manisë, planifikojnë që deri më 2020, 20% respektivisht 10% të tokës bujqësore të jetë e konvertuar në bujqësi ekologjike.
Disa aspekte ekonomike të bujqësisë ekologjike
Prodhimi absolut nuk është indikator i përshtatshëm që të determinojë se a do të jetë bujqësia ekologjike profitabile. Në këtë aspekt duhet pasur parasyshë dhe duhet krahasuar mjetet e investuara, me të ardhurat nga shitja. Nëse mjetet e investuara zvoglohen, edhe nëse prodhi- mi absolut është më i ulët se sa duke aplikuar agrikulturën klasike, prap se prap ferma do të jetë profitabile.
Në Evropën Perëndimore praktikohet që çmimi i bagëtisë që rritet lirshëm në fer ma org anike të jetë më i lar të në mënyrë që të mbulojë humbjet që shkaktohen me mbajtjen e numrit më të vogël të krerëvë se sa do të ishte e mundur me aplikimin e bujqësisë klasike. Nga kjo kuptohet se duhet të ketë konsumatorë të gatshëm të pagua- jnë çmim të lartë për produkt të pastër dhe të garantuar.
Situata në Evropën Juglindore mund të jetë ndryshe për shkak të çmimit më të ultë të punës dhe harxhimeve të jetesës për fermerin dhe familjen e tij. Për çdo shtet, harxhimet për prodhim të produkteve organike duhet të krahaso- hen me çmimin e tregut dhe të përcakto- het a është e levërdishme për fermerin të konvertoj në bujqësi ekologjike.
Situata në Evropë dhe Botë
Brenga për ushqimin tonë nuk është e kufizuar vetëm në Evropë, por edhe në kontinente të tjera. E kziston rrjeta botërore e organizatave dhe lëvizjeve të bujqësisë organike/ekologjike. Organizata quhet Federata Ndërkombëtare e Lëvizjeve të Bujqësisë Organike IFOAM (International Federation of Organic Agriculture Movements).
Pasi që sektori komercial e ka vërejtë se tregu për ushqim organik/ ekologjik është në rritje, si dhe importi i prodhimeve të ndryshme organike, çertifikata e ushqimit është shumë e rëndësishme. P.sh. në Bashkësinë Europiane i gjithë ushqimi org anik duhet ta ketë çer ti- fikatën.
Konsumatorët kanë të drejtë të dijnë se prodhimin që e blejnë, zakonisht me çmim shumë të lartë, është me të vërtetë organik / ekologjik.
Shtetet që momentalisht kanë nivelin më të lartë të prodhimit dhe konsumit të produkteve organike janë Austria dhe Italia.
Përparsitë e bujqësisë ekologjike për prodhuesin
Shumë nga përparësitë janë përmen- dur më lartë, por nuk është e tepërt të theksohen edhe një herë ato më të rëndësishmet:
- Fermeri nuk ndotë tokën, ajrin dhe ujin.
- E ruan dhe e ngritë kualitetin e mjetit kryesorë të punës – tokës.
- Kontribuon në kthimin e besimit në mes të prodhuesit dhe konsumatorit të ushqimit.
- Ai konsider ueshëm zvogëlon hargjimet variabile, sepse përdorë më pak investime të jashtme.
- Ekonomia bujqësore bëhet më e pavarur sepse fermeri anon kah cikli i mbyllur si dhe mundësia për importim të sëmundjeve dhe insek- teve zvoglohet.
- Fer ma org anike zakonisht është fermë e përzier, gjë që pakëson rrez- iqet.
Të metat e bujqësisë ekologjike për prodhuesin
Nuk do të ishte reale të thuhej se bujqësia ekologjike ka vetëm përparësi. Fermeri me siguri do të ballafaqohet me probleme si:
- Harxhimet fikse mund të jenë më të larta, dhe ato variabile më të ulta. Varësisht nga tipi i prodhimit, çmimi i prodhimeve organike mund të del më i lartë. Kjo kryesisht varet nga harxhimet fikse, veçanërisht fuqia punëtore.
- Kërkesat dhe ofertat mund të zhvillo- hen në mënyrë simultane. Nëse nuk ka rritje të kërkesës atëherë produk- tet organike janë me interes, nëse çmimi i prodhimit është i njejtë ose më i ulët se sa e prodhimeve klasike
- Gjatë periudhës së transicionit, së paku dy vjeçare, produktet nu k mund të vlerësohen si organike. Si pasoj edhe çmimi i mirëfilltë nuk mund t’i ipet. Gjatë kësaj periudhe të prodhimit harxhimet mund të jenë më të larta, por çmimi i shitjes do të jetë ai i tregut.
- Fermerët tjerë mund të kenë dilemë në fillim.
Prodhimtaria ekologjike
Menaxhimi i tokës
Kultivimi i tokës bëhet me qëllim që të arrihet një strukturë e favorshme për rrënjët e kulturave bujqësore me mundë- so të aerimit dhe drenimit adekuat. Në këtë mënyrë bimët do të shfrytëzojnë më së miri nga toka materiet ushqyese. Kjo është me rëndësi sepse në bujqësinë ekologjike nuk përdoren plehëra në sipërfaqe.
Kultivimi duhet të mbaj në shtresën siperfaqësore prej 20 cm pjesën biologjikisht më aktive të tokës. Për këtë arësye preferohet lavrimi i cekët. Në përgjithësi toka duhet të trazohet sa më pak që është e mundur.
Manaxhimi i tokës duhet gjithashtu të inkorporoj materiet organike si mbetjet e të korrave, kashtën, plehun e gjelbër ose të kafshëve. Materia organike është më e rëndësishmja në mirëmbajtjen e aktivitetit biologjik të tokës. Kjo i jep org anizmave tokësor dhe krimbave energjinë të krijojnë ushqimin e nevo- jshëm për të korrat, dhe siguron bazën për strukturë stabile të tokës.
Plehrimi i tokës
Sa herë të jetë e mundur, plehërimi duhet të vij ng a vet fer ma. Azoti i domosdoshëm mund të sigurohet nëpërmes të fiksimit të azotit atmosferik me anë të baktereve (Azotobacter, Rhizobium) që jetojnë në simbiozë me bishtajoret. Në këtë mënyrë ferma mund të vet furnizohet me azot.
Për elementet tjera, furnizimi nga vet fer ma është më i vështirë. Kështu materiet si fosfati, kalciumi, magnezi duhet të shtohen mundesisht në formë organike ose në trajtë minerale me tret- shmëri të ultë, në mënyrë që elementet të
lirohen g radualisht nëpër mes të aktivitetit të organizmave të tokës.
Mbrojtja e bimëve
Kontrolli i barojave arrihet kryesisht nëpërmes masave preventive: qarkullimit bimorë, kultivimit të tokës, selektimit të varieteteve, “nën-mbjellja” etj. Masë sekondare mund të jetë traitimi mekanik, termik ose biologjik i barojave. Sëmundjet gjihthashtu mund të kontrollohen kryesisht me masa preventive: qarkullim i balansuar bimor, varietete rezistente, dhe krijim i një habitati të
predatorëve të qëlluar. Plehu organik stimulon antagonistet e patogjenëve të tokës. Një numër i produkteve është i lejuar si pesticidet dhe fungicidet jo sintetike
Rrotacioni bimorë
Rrotacioni i denjë bimorë është një prej veprimeve thelbësore në bujqësisë organike/ ekologjike. Qëllimi i rrotacionit bimorë është:
• Të furnizoj me lëndë ushqyese të mjaftueshme dhe të minimizoj humbjen e tyre
• Të furnizoj me azot nëpërmes të bishtajoreve
• Të zvogëloj rrezikun nga barojat, insektet dhe sëmundjet
• Të kujdeset për materiet organike në tokë dhe strukturën e tokës
• Të furnizoj bagëtinë me ushqim
Blegtoria
Blegtoria është pjesë integrale e shumicës së sistemeve të fermave organike. Plehu i kafshëve kontribon në fertilitetin e tokës dhe strukturën e saj. Pra, kafshët luajnë rol të rëndësishëm në ciklin
ushqyes. Gjatë kullotjes kontribojnë në kontrollin e barojave. Fermerët organik / ekologjik nuk praktikojnë prodhim intenziv të pularisë ose gjedhëtarisë që bazohet kryesisht në blerjen e ushqimit. Hormonet e rritjes dhe përdorimi profilaktik i antibiotikëve është i ndaluar. Plehu i prodhuar në fermë duhet të absorbohet nga ekosistemi bujqësor pa krijuar problem të ndotjes.
Numri i kafshëve duhet të korrespondoj me kapacitetet e fermës.
Bimët foragjere dhe plehu i gjelbër
Leguminozet (bishtajoret) janë hallkë kyqe në zingjirin e rrotacionit bimor. Ato kontribojnë në fiksimin biologjik të azotit dhe akumulimin e materies organike. Ato janë kultura shumë adapt- abile, dhe mund të rriten në lokacione dhe kushte të pavolitshme. Bimë të tjera janë gjithashtu të dobishme por nuk mund të krahasohen me legunimozet.
Kultivimi i drithërave
Prodhimi ekologjik i drithërave dal- lon mjaft nga prodhimi konvencional i tyre. Ndryshimet vërehen që nga fazat e para ku para mbjelljes farat zhyten në tretje të ndryshme që kanë efekt dizin- fektues dhe stimulues. Eko-prodhuesit, sa herë që të jetë e mundur përdorin farë me prejardhje nga eko-prodhimi.
Gjatë mbjelljes përdoret 10 – 15 % më tepër farë se zakonisht. Disa prodhues praktikojnë që në mes të lehëve, ose rreth tyre, të mbjellin shirite me bimë aro- matike dhe barishte të egra. (dimension i ri në mbrojtje të bimëve). Këto vende i shërbejnë si strehim insekteve të dobishme, e në anën tjetër dëmtuesit më shumë i preferojnë këto bimë se sa drithërat si dhe e humbin orjentimin për shkak të lloj-llojshmërisë së ngjyrërave dhe erërave në këto shirita. Shiritat janë posaqërisht të dobishme në ara të mëdha (me sipërfaqe mbi 3 ha), deri sa në ara të vogla vjen në pyetje humbja e sipërfaqes. Shiritat bimorë vendosen çdo 50-100m dhe kanë gjërësi 1-2m. .
Në eko-prodhimtari të drithërave barojave eliminohen në mënyrë mekanike. Posaqërisht e suksesshme në eliminim të barërave të këqija është treguar një paisje “lesë-krëhër” e dizajnuar special për largimin mekanik të barojave jo vetëm në drithëra por edhe në kultura tjera si patatja, repa, fasulja, soja. Kjo paisje është shumë efikase në eliminim mekanik të barojave, dhe thjeshtë zëvendëson përdorimin e herbicideve.
Një metodë që praktikohet shpesh në eko-prodhimtari të drithrave është “mbi-mbjellja” e drithërave me kultura tjera. Kjo metodë parandalon humbjen e materjeve organike nga toka, mbronë tokën nga tharja dhe erozioni, mbanë vlerën organike të tokës, pasuron qarkullimin, për mirëson biodiverzitetin, siguron ushqim për kafshët, dhe shërben si pleh i gjelbër. Gruri dimëror i përshtatet më së tepërmi kësaj metode dhe përveç te thekra, mund të aplikohet edhe te të gjitha drithërat tjerë. Kultura që më së tepërmi përdoret për mbimbjellje është jongja ose përzierjet e bishtajoreve. Mbi- mbjellja duhet të bëhet në kohën kur drithi të ketë ar ritur lartësinë 20 cm.
Mbjellja bëhet me dorë ose me spërkatëse për plehra kimike. Në disa raste mbimbjellja e ulë rendimentin e drithit, por kjo humbje kompenzohet në korrjen e ardhshme, ne çrast paraqitet rritje e rendimentit.
Pemtaria
Pemët veçohen me ndijshmëri më të lartë se kulturat tjera ndaj faktorëve të jashtëm, sëmundjeve dhe dëmtuesve. Në pemtarinë intensive, arsyet kryesore të mossuksesit mund të numërohen:
plehërimi i tepruar dhe mbrojtja intensive me pesticide;
mbjellja e shpeshtë që ndikon në mungesë të qarkullimit të ajrit dhe dritës së mjaftueshme;
zgjedhja e gabuar e nënshartesave dhe mbishartesave;
kushtet ekologjike jo adekuate(klima, toka etj.)
Për prodhim të suksesshëm të eko- pemëve duhet pasur kujdes që nga filli- mi, dmth. prej zgjedhjes se lokacionit për pemishten e ardhshme, si dhe zgjedhja e llojit dhe nenshartesës. Nënshartesat më të bujshme, në princip janë më të përsh- tatshme për eko-pemtari, megjithatë disa eko-pemtarë shftytëzojnë nenshartesa gjenerative, pra “të egra”.
Krasitja e rregullt, si masë, aplikohet edhe në eko-pemishte dhe nuk dallon fare nga pemishtet e zakonshme.
Shumica e eko-pemtarëve aplikon gjelbërimin e pemishtes, dhe nuk bën punimin e tokës në vjeshtë dhe pranverë. Gjelbrimi bëhet me përzierje të barit dhe bishtajoreve (leguminozeve), dhe duhet
të kositet rregullisht. Bari i prerë lehet në sipërfaqe, por jo rrëzë pemës në mënyrë që t’i mundësohet bimës të “merr frymë” (zakonisht 30 cm rreth bimës mbetet e pambuluar). Gjelbërimi i pemishteve të reja nuk preferohet, sepse pemët e reja janë të ndijshme dhe nuk mund të garo- jnë me barërat në marrje të ushqimit dhe ujit.
Plehrimi i pemishteve preferohet të bëhet me pleh të shtallës, mirëpo jo rrëzë tr ungut si praktikohet, sepse aty nuk ndodhen rrënjët aktive por në distancë më të madhe nga trungu.
Në përgjithësi, pemtaria sot është në një gjendje të vështirë pasi që tregu nuk toleron asnjë dëmtim të frutit. Ka raste kur konsumatori zgjedh frutat “me krim- ba” duke besuar që ky fakt vërteton se pema nuk është spërkatur. Në të shumtën e rasteve kjo është e saktë, por mund të ndodhë që pemët të jenë spërkatur me preparat të g abuar ose koncentrim të g abuar, ose kohë të gabuar, dhe si rezultat të kemi pemë të dëmtuara.
Edhe në eko-pemtari aplikohet spërkatja por jo me pesticide, por me preparate natyrale më pak të dëmshme për mjedisin.
Vreshtaria
Interesimi për eko-verë është rritë viteve të fundit, kështu që edhe vreshtat kanë filluar ngadalë të kalojnë në metoda ekologjike të kultivimit. Rezultate shumë të mira jep gjelbërimi i vreshtave me përzierje të barit dhe kulturave bishta- jore, të cilat duhet të kositen rregullisht. Për mbrojtje nga sëmundjet sperkatja me
propolis është treguar shumë efektive, posaqërisht për shkak të ndikimit të tij si fungicid.
Për vec rregullave për kultivim ekologjik të vreshtave, ekzistojnë rregulla të posaqme për prodhimin e eko-venës.
Bimët mjeksore
Në tregun e eko-produkteve bimët mjeksore janë shumë të kërkuara. Nga vet emri nënkuptohet se këto bimë janë shëruese, dhe në tregun botëror i ipet përparësi bimëve të rritura pa përdorim të agro-kimikateve.
Kultivimi i bimëve mjeksore në mënyrë ekologjike është shumë fitim- pr urëse posaqërisht për ekonomitë e vogla shtëpiake me mundësi të kufizuara për prodhim të kulturave alternative.
Sëmundjet dhe dëmtuesit zakonisht nuk paraqesin ndonjë problem për bimët mjeksore, nëse nuk mbillen në sipërfaqe të mëdha dhe nëse nu k mbillen në monokulturë. Plehrimi me pleh të shtallës ose kompost gjithnmonë jep rezultate të mira. Barojat janë prob-lemi më i madh gjatë prodhimit ekologjik të këtyre kulturave.
Zakonisht kur flitet për prodhimtari të bimëve mjekuese është mirë të men- dohet edhe për përpunimin e mëtut- jeshëm të tyre, si prodhimin e çajërave dhe vajërave eterik të cilat prodhime zakonisht importohen.
Prodhimi i bimëve mjekuese mund të kombinohet shumë mirë me bletari, me ç’rast bletët mundësojnë fekondimin e bimëve, dhe njëkohësisht prodhojnë mjalt i cili mund të shitet si produkt ekologjik.
Plehrimi – aspektet praktike
Prodhuesit ekologjik përparsi i japin plehërave të cilët i kontribojnë formimit të humusit dhe plleshmërisë afatgjate të tokës, e jo plehrave që “ushqejnë” direkt bimën pa “ushqyer” tokën. Me plehrim, në princip eko-prodhuesit dëshirojnë të arrijnë dy gjëra: të sigurohet ushqim për kulturën që e kultivojnë; të rrisin përm- bajtjen e materjes organike në tokë dhe të përmirsojnë vetitë fiziko-kimike të saj. Eshtë më e preferueshme që plehrimi të bëhet më shpesh dhe me sasira më të vogla, pasi që shumica e plehërave kanë efekt disa vite. Do të ishte ideale që një ekonomi shtëpiake të mbaje kafshë të ndr yshme në fer më, në mënyrë që plehrimi të jetë i ndryshëm.
Kompostimi i plehut dhe krijimi i kompostit është një procedurë e pash- mangshme në bujqësinë ekologjike.
Llojet e plehrave që përdoren në bujqësi ekologjike janë: plehrat me pre-jardhje shtazore, bimore, plehrat komer- cial organik, dhe mineralet me tretje të ngadalshme.
Kompostimi është procedurë e zbërthimit të përzierjes së plehut bimorë dhe shtazorë dhe formimit të humusit, i cili përdoret për plehrim.
Plehrat artificiale minerale nuk përdoren në eko-bujqësi.
Materiet e lejuara në eko-mbrojtjen e bimëve
Bujqësia ekologjike niset nga parimi: më mirë të parandalohen sëmundjet se sa të luftohen pastaj. Shumë nga masat parandaluese janë të thjeshta por efek- tive.
Eshtë g abim të mendohet që bujqësia ekologjike është bujqësi pa “spërkatje”. Efikasiteti i materjeve që përdoren në eko-mbrojtjen e bimëve nuk matet me shkallën e vdekshmërisë së dëmtuesve, por me shkallën e largimit të tyre nga kultura (pra të kenë shije ose erë specifike e cila i largon insektet).
Materiet e lejuara për sperkaje janë: pesticidet botanike, sapunët, preparatet në bazë të mineraleve, vajërat, propolisi, dhe preparatet e tjera si hiri i insekteve dhe kafshëve, uji në të cilin janë zhytur insektet, uji në të cilin janë zhytur lëvoret e drunjëve, ekstraktet e kompos- tit, tretjet homeopate, tonikët bimorë, feromonet, preparatet bakteriale dhe virusale, metodat mekanike.
Përdorimi i pesticideve sintetike, metilbromidit, dhe formaldehidit, janë të ndaluara në eko-bujqësi. Por edhe përdorimi i preparateve të listuara më parë nuk duhet të jetë rutinore, e në disa raste të mirret leja nga inspektori ose organizata kontrolluese.
Kërkesat ligjore të prodhimit dhe të përpunimit për një prodhim ekologjik
Në mënyrë që të shmang en dyshimet se a është me të vërtetë një prodhim ekologjik apo jo, në të gjithë botën janë for muar org anizata për inspektim. Këto organizata bëjnë kon- trollin dhe japin çertifikatat për prejard- hjen dhe kualitetin e produktit. Zakonisht org anizata për inspektim përbëhet nga prodhuesit bujqësor, treg- tarët dhe konsumatorët, në mënyrë që të përfaqësohen të gjitha palët. Ata emro-
jnë inspektorët të cilët do të punojnë në mënyrë të paanshme. Puna e tyre bazo- het në rregullativat ligjore të cilat për- caktojnë si dhe kush mund të prodhoj, përpunoj, paketoj, transportoj dhe shesë prodhime ekologjike. Të gjithë ata që dëshirojnë të prodhojnë në mënyrë ekologjike nënshkruajnë marrëveshje, me të cilën obligohen se do ti përmba- hen rregullave të përcaktuara.