Reklame:

Luleshtrydhja, nis sezoni i vjelejeve te frutit magjik!

AREB ne bashkepunim me Universitein Bujqesor Tirane  kane qene vizitor ne zonen e Kafaraj, Fier. Vezhgimi i situates ne terren dhe njeherazi rekomandimet e keshillimet jane shoqeruar edhe nga prezenca e expertit te luleshtrydhes nga Athina Greece, Panajotis KOYZOYNAS. Profesori nga Athina z. KOYZOYNAS vjen nga kompania AGRI FEM ATHENS GREECE, e njohur per kultivimin e Luleshtrudhes. Gjendja e bimeve, trajtimi i tyre deri ne kete faze si dhe cilesite pamore e shijues te frutit te luleshtrydhes ishin objekt i bashkebisedimit mes specialisteve te ardhur nga Athina e Tirana dhe fermereve te zones Kafaraj.

 

Situata e permbytjeve ne dy vitet e kaluara si dhe permiresimi i parametrave te tokes pas ketyre permbytjeve u shoqeruan me keshilla nga specialistet per te siguaruar rendimentin maksimal si dhe frut cilesor ne te gjithe treguesit. 100 ha jane mbjelle me luleshtrydhe vetem ne zonen Kafaraj e Cakran ku 70 ha Kafaraj dhe 30 ha ne Cakran.  Sapo ka filluar vjelja e pare dhe produkti eshte i gjithi i kontraktuar me pikat e grumbullimit ne Lushnje, ku dy operatoret me te fuqishem jane Doni Fruits dhe Elian Export. Shqiperia dhe Lushnja jane dy emrat me te njohur sa i perket tregut te exportit te perimeve ne rajon ne kete periudhe te vitit e ne vazhdim.

Agronews.al