BARBUNJA
Është bimë me origjinë nga Amerika Qëndrore. Në Europë ka ardhur pas zbulimit të Amerikës. Sot në botë mbillen rreth 400 mijë ha nga ku 40 mijë i mbjell Kina. Në vëndin tonë kjo bimë mbillet në rreth 700 ha dhe me një rendiment mesatar rret 87 kv/ha. Kultivohet kryesisht në të gjithë zonën e Ulët dhe Bregdetare, por edhe në zonat veri-lindire dhe jug-lindore të vëndit si Korcë, Pogradec, Dibër, etj.
Ka gjetur një përhapje të gjërë në krahasim më shumë lloje perimesh të tjera.
Kjo i detikohet jo vetëm shijes që kjo lloj perimeje ka, por edhe të përdorimit të tij të shumëllojshëm si ushqim. Kultivimi i kësaj bime si kulturë e parë dhe e dytë, apo edhe nëpër mjedise të mbrojtura, ruajtja në mjedise me temperatura të kontrolluara, etj, e bën këtë bimë mjaft të rëndësishme në stukturë n gjithvjetore ushqimore.
KËRKESAT PËR KLIMËN, TOKËN DHE PARABIMËN
Barbunja bën pjesë në bimët me origjinë nga vëndet me klimë të ngrohtë dhe nga ky këndvështrim kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësidashëse. Disa nga kërkesat termike më kryesore të kësaj bime janë:
i) Temperatura biologjike (ose aktive) është 100C;
ii) Temperatura maksimale biologjike është 32-350C;
iii) Temperatura optimale e rritjes së bimës është 20-250C;
iv) Temperatura minimale e mbirjes së farës është 10 0C.
v) Temperatura optimale e mbirjes është 20-300C;
vi) Temperatura optimale e lulëzimit është 200C;
vii) Temperatura nën 15 0C dhe mbi 25 0C, ndikojnë jo për mirë në sasinë dhe cilësinë e prodhimit;
viii) Temperatura optimale e tokës është 15-200C, ndërsa ato nën dhe mbi janë frenuese për zhvillimin e kësaj bime.
Barbunja shkon mjaft mirë në tipe të ndryshme tokash, por më tepër ajo pëlqen tokat me pjellori mesatare deri në të pasur me lëndë ushqimore.
Kërkon toka të freskëta, të kulluara, me përbërje mekanike argjilo-ranore, të ajrosura mirë, me ph asnjanës ose lehtësisht acid (optimale 6,5). Në toka ranore barbunja proshon me hershmëri, por cilësia e prodhimit nuk është si ato të prodhuara në tokat deltinore. Nuk pëlqen toka me përmbajtje të larta të borit dhe t eklorit.
Eshtë e ndjeshme ndaj mungesës së bakrit, molibdenit, manganit dhe mbi të gjitha ndaj zinkut. Eshtë bimë kërkuese ndaj makro-elementëve dhe mikroelementëve. Për të prodhuar 7-10 kv/dn, nga toka kërkohen: 5-8 kg N2O; 3-5 kg P205; 7-10 kg K2O; 4-5 kg CaO; 2-3 kg MgO2, etj. Në punimet përgaditore duhet të hidhen plehërat e fosforit, të potasit dhe të tjerat ndërsa ato azotike rreth 1/3 e tyre. Pjesa tjetër hidhet në prashitjet e para.
Si parabimë më të mira për këtë bimë janë të gjithë kulturat bujqësore. Ajo shkon me sukses pas çdo bime bujqësore.
Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e biemeve të familjes bishtajore), barbunja nuk duihet të mbillet në jo më pak se 3-4 vjet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues.
PËRGADITJA E TOKËS PËR MBJELLJE, PLEHËRIMI BAZË DHE STRUKTURA VARIETORE
Toka e barbunjës përgaditet duke e punuar atë në thellësinë 25-30 cm. Numri i punimeve bëhet aq herë sa është e nevojshme. Ato duhet të përfundojnë të paktën 7-10 ditë para mbjelljes. Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgaditet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesish fosforike, potasike, 1/3 e plehërave azotike, etj. Për shkatrrimin e barërave të këqia duhet të përdoret herbicidi selektiv Eptam – 70 (me 0,35-0,4 kg/dn).
Është e domosdoshme që plehërimi me plehëra kimiko-organike të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës. Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe bimët rrjedhimisht që do të rriten dhe zhvillohen shumë mirë.
Në botë, madje edhe në vëndin tonë, në qarkullim ekzistojnë shumë kultivarëdhe lloje barbunjash, por ato që shkojnë shumë më mirë për kushtet klimateriko-tokësore të vëndit tonë rekomandohen:
i) Për prodhime të hershme në mjedise të mbrojtura: Kacavjerrsja e Verdhë ; Kacavjerrsja Jeshile ; Korona ; Parade, Frima, Hazet, Largo, etj.
ii) Për prodhime në kushtet e fushës: Pllocake e verdhë, Pllocake e jeshile, Nikos, Montor, Aishe, Belidor, Costanza, The prince, Farcybel, etj.
KULTIVIMI
Barbunja mund të kultivohet në kushtet e fushës së hapur dhe ato të mjediseve të mbrojtura.
Në mjediset e mbrojtura, përfshihen jo vetëm tunelet plastike por edhe serrat diellore me polietilen ose ato me xham. Mbjellja bëhet vetëm me farë direkt në tokë. Në varësi të vëndit të kultivimit ajo mbillet në rreshta ose në fole.
Kultivimi në serra diellore
Konsiston në mbjelljen e farës në dekadën e tretë të muajit Shkurt dhe në fillim të Marsit për zonën e ngrohtë dhe gjatë Marsit për zonën e ftohtë. Këto afate janë për prodhimin pranveror. Ndërsa për prodhimin vjeshtor, rekomandohet 15-30 Korrik.
Mbjellja në mjedise të mbrojtura bëhet në fole të hapura në distancat 80 x 30 cm. Në çdo fole hidhen 4-5 fara dhe pas mbirjes lihen deri në 3 bime. Norma e farës është 4-6 kg/dn. Kultivimi bëhet me spango dhe rritja bëhet vertikale. Dendësia e bimëve për një m2 duhet të jetë rreth 10-12,5 bime. Prodhimi vjen 45-60 ditë pas mbirjes. Sasia e prodhimit zakonisht është 4-6 kv/dn.
Kultivimi në fushë
Konsiston në mbjelljen e farës në dekadën e tretë të muajit Mars dhe në fillim të Prillit për zonën e ngrohtë dhe në atë të ftohtë rreth 1 muaj me vonë. Nuk duhet avancuar nëse në tokë nuk janë stabilizuar temperaturat rret 12-150C. Këto afate janë për prodhimet pranverore, ndërsa për prodhimin vjeshtor, nuk rekomandohet më vonë së gjysma e dytë e muajit korrik.
Mbjellja në fushë bëhet me fole ose me rreshta, me dorë ose me makina. Thellësia e farës jo më shumë se 3-5cm.
Distancat në mes rreshtave të jenë rreth 45-60 cm, me qëllim që të sigurohen rreth 40 bimë për m2. Norma e farës është 6-8 kg/dn. Kultivimi mund të jetë me kultivarëtë shkurtër që nuk kanë nevojë mbështetje dhe kultivarëkacavjerres që kanë nevojë për mbështetje. Prodhimi vjen 55-65 ditë pas mbirjes. Sasia e prodhimit zakonisht është 3-5 kv/dn.
SHËRBIMET
Në fillim të mbirjes merren masa në shkriftërimin e sipërfaqes me qëllim lehtësimin e daljes së bimëve. Rreth 7-10 ditë pas mbirjes bëhet prashitja e parë duke e plehëruar me plehërat azotike.
Prashitjet e tjera bëhen sipas nevojës deri në momentin e mbulmit të sipërfaqes nga vegjetimi i bimëve. Për në rastet e kultivimit në serra dhe mjedise të tjera të mbrojtura, vendoset sistemi mbështete dhe ai lidhës.
Sistemi mbështetës dhe lidhja, fillojnë të bëhen pas prashitjes së parë pa u vonuar. Në serrë fillon shtrirja e spangove apo materialeve të tjera lidhëse. Lagështira ajrore në serra duhet të jetë rreth 70-80%. Temperatura optimale gjatë ditës me diell duhet të jetë rreth 18-240C dhe natën rreth 15-170C.
Vlelja bëhet në pjekjen teknikë, në diusa duar duke përzgjedhur bishtajat më të mira.
Prodhimi vendoset nëpër arka dhe në mungesë të mjediseve të ruajtjes duhet të tregtohet menjëherë. Në kushtet e fushës vjelja fillon në ditët e para të Qershorit në zonat e ngrohta, ndërsa në kushtet e serrave në ditët e para të Majit.