Reklame:

Ullishtaria Shqiptare

Rentabiliteti i ullishtarisë   varet nga materiali gjenetik. Shumë të rëndësishme për plantacionet e ullirit janë varitetet  me pjekje të herëshme-mesme, rezistence ndaj syrit të palloit, pa periodicitet dhe rreze të lartë vaji në frut. Aktualisht në  Shqipëri rezulton strukturë varietore me 33 varitetete të  reja me orgjine Italiane, Spanjolle, Greke, etj të pa aklimatizuara dhe rajonizuara.

Kultivari Kaninjot i cili okupon mbi 40% të sipërfaqes përsëri  ka një rritje për nevojat e zonës së jugut dhe një reduktim për zonën e mesme  megjithatë ai përbën varitetin kryesor.

Në kushtet e ullishtarisë e re bëhet imperative rivlerësimi në aspektin gjenetik i kultivarëve autoktone dhe të huaj të cilët janë rajonizuar dhe formuar strukturën varietore.

Ullishtaria Shqiptare ka  karakter e ekstensiv me dëndësi që luhat  nga 120-250 bime për hektar. Vëndi ynë karakterizohet nga një reliev mjaft i aksidentuar e me larmi të theksuar të treguesve klimatik nga një zonë në tjetrën.  Kjo dukuri ka influencuar në arealin e përhapjes së cdo kultivari.

Në  të  kaluarën,  shpërndarja  e  pa  kontrolluar  e  kultivarëve  të prodhuar nga fidanishtet me të fuqishme, ne mjaft rrethe të tjerë me kushte pedoklimatike të ndryshme nga ai i zones së tyre, bere që në mjaft nga këto zona këta kultivar të sjellin shqetësime për fermeret. Aktualisht  në Shqipëri janë përhapur  mbi 40  kultivar, por  me rëndësi për prodhimin ne shkallë zone e vendi jane 16 kultivar. Të tjerët paraqiten si popullata  brenda ullishteve të njohura ose njihen me emërtime të ndryshme në  zona të ndryshme  falë disa ndryshimeve të vogla morfologjike që vijnë si rezultat i ndryshimeve në nivelin e agroteknikes ose atyre klimatike.

Termi Biodiversitet ulliri, ose Diversitet biologjik në familjen Olea pasqyron  sasine, variacionin dhe ndryshueshmërinë  e variteteve, formave dhe biotipeve si dhe organizmave bimore në bashkëjetesë. Më tej, ai tregon diversitetin në gjirin e specieve,  ndërmjet specieve dhe ndërmjet  ekosistemeve.  Ulliri ka ekosisteme specifike kudo që kultivohet. Pothuaj të gjitha ekosistemet kanë qënë transformuar në mënyrë të konsiderueshme nën ndikimin e aktiviteteve njerëzore. Duke analizuar ullikulturën, ka më tepër se 50 vjet që njerzit kanë kultivuar dhe siguruar burimet ushqimore të tyre duke përmirësuar kushtet  e  jetës  por  njëkohësisht  kanë  modifikuar  në  mënyrë  të çuditëshme peisazhin. Sot, si pasojë e lëvizjeve demografike njerzit po ndryshojnë ekosistemet e teritorit të ullishteve shumë më shpejt se në të kaluarën.

Varitetet e ullirit në përgjithësi janë të domosdoshme për të mbajtur ose ruajtur funksionet si pjesë përbërëse e strukturës dhe proceseve të ekosistemit.   Rreth 30% e krahut të punës pozicionohet në ulli- kulturë, si aktivitet kryesor ku njeriu përfiton prej diversitetit të tyre. Janë këto arsyet që njerzit incistojnë të seleksionojnë varitete të përshtatshme për nevojat e tyre dhe kushteve tipike të ambjentit  dhe kështu  kanë krijuar një diversitet shumë të pasur.

Biodiversiteti i ullirit permbledh te gjithe komponentet qe jane te dobishem për ushqimin dhe bujqësine të cilët përbëjnë ekosisteme tipike.

Një konsensus shkencor është deklaruar mbi faktin se njeriu është shkaku kryesor i erozionit të biodiversitetit vecanërisht nga eksodet ose ndikimet mbi prishjen e ekosistemeve. Mbi të gjitha resurset kanë mjaft interes, sepse mbrojnë ambjentin dhe studimi i diversitetit të tyre ndihmon për të gjetur lidhjet e tyre.

Harta e biodiversitetit dhe koleksioneve fushore te ullirit

Ruajtja e Germoplazmës:Shqipëria është e ndjeshme ndaj zhvillimit të ullikulturës. Në vitin 1971 është krijuar Stacioni Qendror i Pemtarise në Vlorë dhe në vitin 1984 Instituti i Kërkimeve të ullirit dhe agrumeve (IKUA). Në vendin tonë koleksionet me të rëndësishme të germoplazmës e ullirit kanë qënë:

Koleksioni i Ullirit Lukove. Eshtë krijuar në vitin 1984 në Shën Vasil (Krekez), me 46 varietete autokton dhe të huaj.

Koleksioni i Ullirit Shamogjin, është krijuar në vitin 1973 me 44 varietete Më pas në këtë stacion në vitin 1995 është rikonstruktuar koleksioni i ri i përbërë prej 60 varietete të huaja. Cdo aksesion përfaqësohet nga 4 pemë homologë.

Repozitori i Ullirit. Në stacionin e shumëzimit Pus Mezini në vitin 1987 është krijuar repozitor i burimeve gjenetike të ullirit përbërë prej 82 genotipe me 2 pemë homologe.

Koleksioni i ullirit Tiranë: është krijuar në vitin 2010 në Valias me 60 varietete, sipas një projkt-zhvillimi deri 100 varietete autoktone dhe të huaja.

Stacioni i shumezimit ne Pus Mezini, Vlore : Serë me nebulizim, laboratori in Vitro, screene hause dhe disa sera të aklimatizimit per ruajtjen dhe shumëzimin e resurseve gjenetike.

Karakterizimi i germoplazmës;

Varitetet e ullirit janë të domosdoshme, për të ruajtur funksionet si pjesë përbërëse e strukturës dhe proceseve të ekosistemit. Rreth 30% e krahut të punës pozicionohet të ullikulturë, si aktivitet kryesor ku njeriu përfiton prej diversitetit të tyre.   Janë këto arsyet që njerzit incistojnë të seleksionojnë varitete të përshtatshme për nevojat e tyre që ti përgjigjen kushteve tipike të ambjentit, dhe kështu  kanë krijuar një diversitet shumë të pasur.

Biodiversiteti i ullirit përmbledh të gjithë komponentët që janë të

dobishëm për ushqimin dhe bujqësine, të cilët përbëjnë ekosisteme tipike. Mbi të gjitha, resurset e ullirit kanë mjaft interes, sepse mbrojnë ambjentin dhe studimi i diversitetit te tyre ndihmon për të gjetur lidhjet e tyre brënda cdo ekosistemi.

Vlerësimi i variabilitetit gjenetik dhe përcaktimi i identitetit është esenciale për ruajtjen e germoplazmes   dhe përhapjen e saj. Tradicionalisht variabiliteti i ullirit është vlerësuar mbi bazën e tipareve morfologjike ndërsa në vitet e fundit është zbatuar një protokoll për karakterizimin genotipik nëpërmjet markereve molekular  (SSR, AFLP).

Qëllimi  i  veprimtarisë  së  karakterizimit ka  qënë  njohja  e plotë mbi këtë diversitet biollogjik nëpërmjet aplikimit të një programi karakterizimi varietal ; genotipe më të përshtatshëm për kërkesa të ndryshme agronomike dhe më të mirat për eficiencën prodhuese  dhe  cilësinë  e  vajit.  Për  të  vënë  në  dizposicion  të politikave të zhvillimit, të ekonomive shteterore dhe fermave private aktualisht pasurinë varietale që ka kontribuar në prodhimin e vajit në Shqipëri.

Përshkrimi pomologjik

Genotipet për karakteret sasiore të frutit, endokarpit dhe gjethes, në menyrë të  randomizuar  janë  marrë    dhe  analizuar sipas  limiteve statistikor  fruta  dhe  endokarpe,      gjethe,  kranthe  dhe  lule,  t ë shpërndara në dy vite kërkimi.

Analiza morfologjike: Karakterizimi nëpërmjet tipareve morfologjike i gjenotipeve ka marrë në konsideratë analizën e organeve  të  përbëra  prej  karaktereve  të  cdo  organi.  Karaktere sasiore, janë vrojtimet që përmbajnë matje, pesha ose përshkrime, të cilat  janë  kryer  mbi  një  minimale  prej  30-100  organe,  sipas specifikës e çdo organi.   Degëzat:  Të gjitha vrojtimet mbi degëzat frutore dhe vegjetative janë  kryer mbi 25 degëza të shpërndara në mënyre uniforme në volumin e kurorës e ullirit. Gjethet :   Të gjitha vrojtimet mbi gjethet janë realizuar mbi 100 gjethe plotësisht të zhvilluara, marrë në pjesën e mesme të degëzës me fruta dhe të shpërndara në katër anët e horizontit. Specifikat pas përshkrimeve renditen si vijon :

Lulja :  Gjithë vrojtimet mbi kranthin dhe lulet jane realizuar mbi 50 lule të pjesës e mesme të degëzës frutore.

Fruti : gjithë vrojtimet që i perkasin frutit, peshës dhe karaktereve cilësore, janë realizuar mbi 100 fruta të marrë në mënyrë uniforme në katër anët e horizontit të pemës.

Endokarpi :  Gjithë vrojtimet që kryen mbi endokarpin janë realizuar mbi 100 guacka të thata, të pastruar mirë dhe që merren prej frutave që njëkohësisht janë përdorur për përshkrim.

Ngjyra :  I referohet treguesit të ngjyrave të  Royal Horticultural Society.

Skema e zbatuar per pershkrimin morfologjik te kultivareve te ullirit