Reklame:

Ulliri Mixan

MIXAN    (Olea europaea L. Ssp. Sativa)

Varietet me orgjinë në zonën e Peqinit. Destinacion për vaj. Ka popullatë të madhe. I përhapur në Peqin dhe Elbasan.

Pema ka fuqi mesatare, kurorë gjysëm e varur,  degë dhe degëza të mbledhura dhe të dëndura. Degëzat një vjecare kanë ndërnyje të shkurtëra  (1.3-2cm).

Gjethja ka formë eliptike me përkulshmëri në dy anët.

Gjatësia e shkurtër  (41), dhe e ngushtë  (9), nervaturë të rrafshtë. gjyre  jeshile e fortë në faqe të sipërme dhe  hiri-argjënd në anën e poshtëme.  Raport L/l  (4.5). Sipërfaqe gjethore të vogël (285mm²).

Lulëria e përbërë nga kranth i shkurtër (18.8). Numuri i luleve i ulet (7-11), të pozicionuar (1:7:3). Strukturë kompakt dhe i shkurter. Forme panikul.

Fruti ka ngjyrë të kuqe të verës. Formë elipsiodal,   lehtësisht asimetrik. Peshë lehtësisht mesatare (2.74 g),  mesatar i gjatë (D=19.8), Diametri transversal maksimal, qëndror (d=13.7), Raport D/d (1.4). Epikarp i pluhurizuar i pajisur me shumë lenticele.

Endokarpi  ka  peshë  mesatare     (0.38g),  Formë  eliptik  i  zgjatur,  lehtësisht asimetrik,   i gjatë   (D=13.3). Pozicion i diametrit transversal maksimal apical, (d=6.2). Raport D/d (2.1), Rap. Pulp/Endokarp (6.2). Sipërfaqja e endokarpit  e lëmuar.  Numuri i brazdave fibroze  mesatare (7.3)

Kapacitet rrënjëzues i lartë. Koha e lulëzimit mesatare (15-25/V), pjesërisht autofertil. Abort i vezorit i madh (29%).  Periudhë pjekje e vonet (Dimër). Pjekje të shkallëzuar. Forcë  e lidhjes e frutit e dobët.   Futet herët në prodhim pas mbjelljes. Ka pjellori mesatare.

Shquhet për prodhim mesatarisht kostant. 28% vaj. I ndjeshëm ndaj Cycloconium oleaginum.

Rezistent ndaj Pseudomonas Sevastonoi, I ndjeshëm ndaj Bractocera oleae. Rezistent ndaj të ftohtit dhe ndaj thatësires.