PULAZEQIN: (Olea europaea L. Ssp. Sativa)
Varietet i vjeter, me orgjine ne zonen e Vlores. Destinacion per vaj. Popullate mesatare. I perhapur ne Vlore, Himare, Sarande, Delvine deri ne Cakran, kudo ku kultivohet cv.Kaninjot.
Gjethjaeliptike-shtize, e rafshte, me gjatesi mesatare (L=55-57), gjeresi mesatare (l=11.9), Raport L/l, (4.7),nervature gjatesore te rafshte, ngjyre ne faqen e siperme jeshile e forte, argjend ne anen e poshteme. Siperfaqe te vogel deri mesatare (412mm²).
Kranthi me gjatesi mesatare-gjate (30-32).Numur i luleve/kranth (22-23), pozicionuar sipas rendeve (1:12:9), srukture i gjate dhe rralle; Forme panikul me mbi 3 degezime.
Fruti ngjyre te zeze-violet, forme vezak, simetrik, Peshe mesatare (1.92g). Gjatesia (D=22.7): Diametric transversal maksimal (d=15.6), Raport D/d (1.45),epikarp i zi me lenticelle te vegjel.
Endokarpi me peshe mesatare (0.38g). Gjatesia (D=15.9): Diametric transversal maksimal qendror (d=8.1). Raport D/d (2.0). Raport Pulp/Endokarp (4.6) Endokarpi ka forme eliptike i zgjatur, simetrik, Siperfaqe te lemuar, numur i brazdave fibroze te pakta (6.2).
Kapaciteti rrenjezues i ulet, Koha e lulezimit e hersheme, (5-12/V) Autosteril. Abort vezori i ulet (13). Periudha e pjekjes e hereshme (fillim vjeshte), Pjekje e njekoheshme, Forca e lidhjes se frutit mesatare. Futet heret ne prodhim pas mbjellje. Prodhimkonstant. 17-18% vaj.
Rezistent ndaj Cycloconium oleaginum, i ndjeshem ndaj Pseudomonas dhe Bractocera oleae. Rezistent ndaj te ftohtit, thatesires dhe tokave gelqerore.