Sipas nje studimi te kryer me se fundi, te hash nje molle ne dite, te zgjatet jeta deri ne 35 %. Femrat qe konsumojne me shume se 100 gram molle ne dite, kane nje jetegjatesi me shume se ato qe nuk konsumojne kete sasi.
Per kryerjen e ketij studimi qe zgjati per 15 vjet, hulumtuesit e Universitetit te Australise Perendimore, zgjodhen nje grup pensionistesh te moshes 70-85 vjeç. Secili prej 1,456 pjesemarresve perfundoi nje pyetesor ne lidhje me menyren e ushqyerjes. Kjo i ndihmoi studiuesit qe te kuptojne se si molla ka ndikuar ne jeten e tyre.
Ajo qe rezultoi nga ky studim ishte se te moshuarit konsumonin fruta te ndryshme ne dite, me vlera ushqyese dhe vitamina te ndryshme.
Mollet kane fibra dhe flavonoide, te cilat jane te lidhura me arterie, ul kolesterolin dhe presionin e gjakut, duke minimizuar rrezikun e kancerit.
Sipas Dr Jonathan Hodgson, nga Shkolla e Mjekesise UW dhe Farmakologjise, flavonoidet jane komponimet e bimeve qe gjenden ne fruta dhe perime, si p.sh. ne molle, manaferra, dardha dhe luleshtrydhe. Keto fruta njihen pikerisht per efektin e tyre te anti-oksidantit, i cili parandalon demtimn e qelizave.
“Ne kemi treguar me pare se marrja e flavonoidit nga lekura e molles, permireson arterien d.m.th e relakson. Molla ul rrezikun e vdekshmerise dhe pakeson shanset e shfaqjes se kancerit.” tha Dr. Hodgson.
Mjeket analizuan ndikimin e molle, sepse eshte nje frut popullor dhe konsumohet nga te gjithe. Studimi tregoi se grate qe konsumonin rregullisht molle, kishin me pak shanse per te vdekur. Por nuk mbetet me kaq. Studimi do thellohet akoma edhe me shume, sipas Hodgson do te aplikohet edhe ne fruta te tjera.
Fibrat qe molla permban lidhen ngushte me uljen kolesterolin dhe presionit e gjakut. Kjo sjell dhe reduktimin e shfaqjes se kancerit. Gjithashtu, mollet permbajne vitamina te ndryshme si magnezi, kaliumi, dhe vitaminen C.