KRYPS ELBASANI : Olea europaea L. ssp.sativa
SINONIME: Kokër Madh Elbasani, Kryps
ORIGJINA: Elbasan
Pema: mesatarisht e fuqishme, kurorë polikonike, degë dhe degëza mesatarisht të dendura pozicion vertikal. Ndërnyja mesatare (2,5-3,1cm).
GJETHJA:eliptike, me përkulshmëri në dy anët dhe e përdredhur. (14-
15) Gjethe të gjata (L=59), gjërsia mesatare (l=11,1). Nervatura gjatësore e rrafshtë (69) dhe te perdredhur (23). ngjyra jeshil-hiri. Raporti L/l (5.3). Sipërfaqe e madhe gjethore (S= 649mm²).
LULJA: Kranthi ka gjatësi mesatare (25-27), Numuri i luleve në kranth mesatar- i madh (26). Renditja sipas rendeve (1:8:17) Strukturë kompakt dhe i gjatë. Formë panikul
FRUTI: i zi-violet, Formë sferik-oval, Simetrik, Peshë mesatare (4.49 ). Epikarp i pluhurizuar me lenticele të shumta. I gjatë (D=25.3), Diametric transversal maksimal, qëndror (d=21.5). Rap. D/d (1.2), Raport Pulp/Endokarp (8.4).
Endokarpi: ka peshë të madhe (0.52 g). I gjate (D=12.4), diametri transversal maksimal, qëndror (d=7.1), Rap.D/d (1.7), Formë ovoidale, simetrik, Sipërfaqe lehtësisht i ashpër, Numuri brazdave fibrovaskulare (7.8), perfundon subkonike.
PJEKJA: Mesatare e hereshme (nentor).
Karakteristika teknologjike: Kultivar me rendiment të lartë, ka prodhim periodic. Tregues te ulet rentabiliteti. Abort mesatar,aftesi mesatare rrenjezimi (58). Hyn mesatarisht vone ne prodhim.
Shumë i ndjeshëm ndaj Cycloconium oleaginum dhe dhe Bractoceraleae.
Rezistent ndaj te ftohtit. Rezistent ndaj gëlqeres.
PËRDORIMI: Tryezë-Vaj. Ka 18-20% vaj.
ZONA E PËRH APJES: Peqin, Elbasan, Librazhd, Gramsh, Tirane.