Reklame:

A shkaktojne karotat alergji? Ja çfare thone ekspertet!

Nje person mund te jete alergjik ndaj çdo ushqimi. Nje nga keto ushqime jane edhe karotat.  Karotat jane perime me vlera ushqyese te medha dhe te mbushura me beta carotene.  Edhe kjo perime mund te shkaktoje reaksione te rrezikshme dhe alergji.

Alergjia ndaj karotave mund te jete nje element i sindromes alergjiko-gojore. Nese nje person ka nje alergji te rende ndaj karotave, gjendja e  tyre mund te jete serioze, veçanerisht nese karotat jane te perziera me perimet e perpunuara. Per çdokend, qe ka alergji ushqimore, sugjerohet te vizitohet te mjeku, per te percaktuar nje diete me te mire ushqimore.

Do te shihni, simptomat dhe se çfare duhet te beni, nese karotat ju shkaktojne alergji.

Persona qe kane alergji nga karota, vuajne shume kur ajo perpunohet, d.m.th, skuqet, zihet etj. Simptomat e nje alergjie nga karota, mund te jene te lehte dhe te renda, por ne shume raste ndodh qe nuk jane shume te renda.

Simptomat tipike perfshijne:

-Nje skuqje ne goje, gjuhe, buze, veshe, sy ose fyt

-enjtje ne zonen e gojes

-nje ndjenje gervishtese ne fyt

Here pas here, simptomat mund te jene te renda dhe kerkojne trajtim.

Nese keni probleme me frymemarrjen, lekure te fryre, kolle, dhimbje fyti, teshtime, ngushtesi ne gjoks, ju sugjerojme te vizitoheni menjehere te mjeku. Nese karota ju ben alergji, ju duhet te mos i beni keto gabime.

-Mos bashkoni kurre karotat me perimet e tjera.

-lengjet e frutave dhe perimeve i shmangi kur jane me perberje karote.

-Njerezit qe kane alergji nga karota nuk duhet ta hane ate te perpunuar, ose me perberes te tjere, pasi mund te jete e rrezikshme per shendetin.

Trajtimi me i mire per nje alergji karote eshte, qe te mos vihet ne kontakt me perimet e tjera. Mjeket mund te rekomandojne perdorimin e antihistamines per te kontrolluar ose zvogeluar simptomat e reaksioneve alergjike.