Reklame:

Ulliri i Bardh i Tiranes

I BARDHI TIRANES: Olea europaea L. ssp.sativa

SINONIME:  Karren

ORIGJINA: TIRANE

Pema: mesatarisht e fuqishme, dhe kurorë voluminoze. degë dhe degëza të dëndura, gjysëm të varura.  Ndërnyje të shkurtëra (1.8-2cm).

GJETHJA: formë eliptike.  Gjatësia  e shkurtër  (L=46),   gjërsia e ngushtë (l=9). Raport L/l (5.1).  Nervatura gjatësore e rafshtë.  Ngjyre jeshil-hiri në faqen e sipërme.  Gjethe me siperfaqe te vogel. (S=284mm²).

LULJA: Kranthi i shkurtër   (19-21mm),   Numuri i luleve i ulët   (9-11), (1:7:3).  Strukturë kompakt i shkurtër. Formë vilë e cregullt.

FRUTI: bërthokël me epikarp i zi me tul të bardhë, lenticele të shumta. Forme  vezak, forme dardhe.  asimetrik.  Peshë mesatare (2,4g), Gjatësi mesatare (D=21.5): Diametri transversal maksimal, qëndror  (14.6): Epikarp i pluhurizuar me lenticele të shumta.

Endokarpi: peshë mesatare (0.31g), mesatar i gjatë  (D=13.9) i ngushtë (d=6.4).  Raport  D/d  (2.2).    Rap.Pulp/Endokarp  (6.9).    forma  eliptik  i zgjatur.   Lehtesisht asimetrik.   Forma e bazës e ngushtë. maje konike sipërfaqe e lëmuar,  Numuri brazdave fibroze të pakta (6,7)

PJEKJA: Pjekje të vonëshme dhe të shkallëzuar. Rezistenca e lidhjes së bishtit mesatare.

Karakteristika  teknologjike:  Rendiment dhe cilesi te larte  vaji, prodhim i theksuar periodic. Kapacitet i larte rrenjezimi, (85), abort mesatar, futet vone ne prodhim pas mbjelljes.

Shumë i ndjeshëm ndaj Cycloconium oleaginum dhe rezistent ndaj Bractocera  oleae. Rezistent  ndaj  të  ftohtit.  Rezistent  ndaj  thatësires. Rezistent ndaj gëlqeres.

PËRDORIMI: I Dyfishtë.  Ka 25-26% vaj

ZONA E PËRH APJES: I përhapur në Tiranë.