Nje histori e nje fermeri te ri nga Malta eshte pasqyruar ne faqen e Parlamentit Europian. Matthew Zerafa eshte nje fermer i ri 19 vjeçar nga Malta i cili tregon historine e tij ne bujqesi, nje histori e ngjashme edhe me aktualitetin e vendit tone.
” Une jam 19 vjec, ndoqa shkollen deri sa u bera 16. Vajta per te mesuar, por nuk mund te rrija me gjate ne nje vend dhe gjithmone kam patur pasion per punet e krahut. Une vij ketu (are) heret ne mengjes , rreth ores 6.
Pi nje kafe, ushqej kafshet dhe bej pak “muhabet” me ato. Kjo eshte jeta ime. Kur vjen ketu qe ne mengjes nuk mund ta harrosh me kurre kete vend.
Gjithmone rri ketu deri ne oren 8 te darkes. Kthehem ne shtepi kur erresohet. Ketu eshte si parajsa mbi toke. E dua punen qe bej, kur shikoj qe prodhimin (bimet) qe rriten.
Por njerezit preferojne prodhimet e huaja. Prodhimet maltese jane me te mira. Kur i cojme prodhimet ne treg ne nuk fitojme. Duket sikur ata (bleresit) tallen me ne. Per sa kohe kam shendet une nuk trishtohem. Une nuk kam marre asgje nga BE (EU) ende, por do te doja.
Kjo do te me inkurajonte me shume. Enderra ime eshte te kem nje ferme me dele fale fondeve te BE, ne menyre qe t’a bej cdo gje me standart. Ne fund te fundit nqs nuk ka fermere si une, ne nuk do te kemi ushqim per te ngrene.”