Reklame:

Ulliri Cerje

CERJE  : Olea europaea L. ssp.sativa

SINONIME:  Verdhac

ORIGJINA:  VLORE

Pema: e fuqishme, ka kurore kupore globoze te rralle, dege skeletore dhe veshese te dendura. Ndernyje mesatare-gjata   (3.5-4).

GJETHJA: Forme eliptike, maje  dhe baze rrethore, pjeserisht e perdredhur. Gjatesia  mesatare (L=55), gjersia mesatare (l=12.9). Raport L/l (4.6). Nervatura gjatesore e drejte (80), e perdredhur   (17). Ngjyre jeshil i shndritshem ne faqen e siperme. Siperfaqja gjethore mesatare-madhe  (S=514).

LULJA: Kranthi i gjate (33). n⁰lule/kranth  i ulet-mesatar (17.1) renditur (1:9:7). Ka strukture i rralle dhe i gjate. Forme panikul.

FRUTI: Fruti berthokel me epikarp i kuq-verdhe dhe pulpe roze. Forme oval, simetrik. Pesha mesatarisht e madhe   (4.7), Mesatarisht i gjate  (D=26.3): Diametri transversal maksimal, qendror (d=17.8). Raport D/d  (1.5). Epikarp me lenticele te shumta.

Endokarpi peshe te madhe (0.55),  mesatar i gjate (D=17),  i gjere (d=8). Diametri D/d  (2.1). Raporti  Pulp/Endokarp  (7.6). Forma  ovale. Lehtesisht asimetrik. Forma e bazes rrethore e vogel, maja e ngushte. Siperfaqe e lemuar,  Numuri brazdave fibroze mesatare (8.2).

PJEKJA: mesatarisht e hereshme, e njekoheshme. Rezistenca e lidhjes se bishtit dobet.

Karakteristika  teknologjike: Raport pulp/endocarp (7.6),  futet heret ne prodhim,  Abort vezori i madh  (21), autosteril, prodhim periodik i  ndjeshem  ndaj  Cycloconium,  shume  i ndjeshem  ndaj  Pseudomonas Sevastanoi dhe Bractocera oleae. Rezistent ndaj te ftohtit.

PËRDORIMI: Tryeze dhe Vaj. Permbajtja vaj ne frut mesatare (22%).

ZONA E PËRHAPJES: Perhapje sporadike ne  zonen e lumit te Vlores.