Bimë të egra mjekësore dhe aromatike gjenden në sasi të mëdha në fushat dhe malet e Shqiperise, e që krijojnë mundësi punësimi për rreth 100,000 familje që jetojnë në zonat rurale të vendit.
Vendi yne ka rreth 500 hektarë sipërfaqe të kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike, duke qene dhe nje lider në prodhimin dhe eksportimin e këtyre pasurive natyrore.
E nëse natyra i ka falur Shqipërisë bimët e egra, kultivimi i bimëve mjekësore në vendin tonë ka nisur rreth 8 vite më parë.
Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike gjeneron rreth 18 milionë Euro nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor.
Tradicionalisht Shqipëria eksporton bimë mjekësore të egra, të papërpunuara, të cilat eksportohen për t’u trajtuar dhe paketuar jashtë vendit.
Këto bimë të përpunuara përdoren në industrinë ushqimore për çajra bimorë, në përgatitjet ushqimore të ndryshme, në formën e erzave për gatim, si ekstrakte për vajra esenciale, apo në industrinë e pijeve, produkteve të shëndetësisë, kozmetikës etj.
Sipas specialisteve te fushes sektori i kultivimit te bimeve medicinale eshte fitim prures per fermeret duke i dhene rreth 2 mln leke per dynym, por ker kerkon nje proces pune te perkushtuar.
Nje nder eksportuesit dhe kultivuesit ne shqiperi Besnik Koçi i cili eshte edhe administratori i firmes BioBes shpk thekson se menyra e ndarjes se tokes ne shqiperi e favorizon kultivimin e ketyre bimeve si rigoni, ciani, lule mellaga, levando etj.
Duke pase siperfaqe te vogla toke çdo familje e ka me te lehte te menaxhoje punen per rritjen e bimes duke u vetepunesuar familjarisht dhe duke marre te ardhura te mjaftueshme per punen e kryer.
Tregu i bimeve mjeksore ka nje kerkese te larte per eksporte cka do te thote se produkti i fermereve eshte i shitur qe ne mbjellje.
Firma BioBes i ofron fermereve farerat per mbjellje, asistencen dhe keshillimin gjate proceseve te rritjes, te vjeljes dhe te tharjes se bimeve por me e rendesishmja eshte se firma i suguron edhe blerjen e produktit te tyre me cmimet me te mira ne treg per fermeret.