Reklame:

Domatja e Sanjollasit

Domatja e Sanjollasit
Specia: Solanum lycopersicum L.
Përshkrimi: Bimë e tipit të pakufi zuar, me masë gjethore të dendur; lulëri e thjeshtë, me 4-6 fruta në lulesë; fruta të rrumbullakët, me ngjyrë të kuqe, tulore, e ëmbël e me shije të veçantë, me peshë mesatare 220 – 250 g.
Kultivimi: Domate me cikël mesatarisht të gjatë. Mbillet në fushë nga fundi prillit deri në fund majit. Vjelja e prodhimit fi llon në korrik dhe vazhdon deri në tetor. Në traditën e zonës mbahen me 4 – 5 lulesa ose kate prodhimi / bimë.
Përhapja: Origjinën mendohet se e ka nga Stambolli. Në Shqipërinë juglindore, kryesisht në rrethet Kolonjë dhe Korçë, njihet e kultivohet për më se 150 vjet. Fara e saj trashëgohet brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë më pak se 10% të sipërfaqes së domates në zonë.
Rendimenti: rreth 35 -40 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj vrugut (Phytophthora infestans (Mont) de Bary) dhe temperaturave të ulëta. Kultivohet në zona të larta, mbi 400 m mbi nivelin e detit. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm;
Negative: Në vite të veçanta, në kushte me lagështi ajrore, frutat kanë plasaritje të lehta radiale.
Përdorimi: E freskët për sallata dhe gatime të ndryshme, por edhe për përgatitje të salcave dhe turshive. Në disa fshatra përdoret edhe si domate e tharë, për konsum dimëror. Preferohet për konsum në familje dhe për treg.
Rreziku: Me futjen e farërave të importit po mbillet pak dhe vetëm në kopshtet familjare; pra është në rrezik zhdukjeje.