Reklame:

Domatja  e Tiranës

Domatja  e Tiranës

Specia: Solanum lycopersicum L.

Përhapja: Në Shqipërinë e mesme, kryesisht në zonën e Piskës dhe Shëngjerg- jit, njihet e kultivohet për më se 100 vjet. Fara  e saj është mbajtur dhe trashëguar brez  pas brezi  nga  bahçevanët. Aktualisht,  zë  më  pak  se 5%  të  sipërfaqes  së domates në zonë.

Përshkrimi:

Gjendet në dy forma, të regjistruara në inventarin e Bankës Gjenetike të Bimëve si Tirana-92 dhe Tirana-100. Më e preferuar dhe më e përhapur në prodhim është Tirana-92, sepse ka fruta më të mëdha dhe  është e përshtatshme për prodhim të mesëm e të vonë.

Tirana-92, ka bimë të tipit gjysmë të kufizuar, masë gjethore mesatarisht të

dendur dhe  lulëri të thjeshtë. Zakonisht formon 4-5 lulesa / bimë, por në traditën e zonës mbahet me 3-4 lulesa (ose kate  prodhimi). Frutat  janë të rrumbullakët e me pole lehtësisht të shtypur, mesatarisht të mëdha, 180 – 200 g, ngjyrë e kuqe e plotë, me shije të mirë. Është mesatarisht e vonë.

Tirana-100, ka bimë të tipit të pakufizuar, masë gjethore të dendur dhe lulëri të thjeshtë. Zakonisht formon 6-8 lulesa / bimë, por në traditën e zonës mbahet me 4 – 5 lulesa prodhimi. Frutat  janë të rrumbullakët e me pole të shtypur, me peshë mesatare 150-160 g, ngjyrë e kuqe.  Është mesatarisht e hershme.

Kultivimi: Domate Tirana-92, ose domate e vonë e Tiranës, ose e Shëngjergjit. Mbillet në fushë nga fundi muajit Maj e fillimi Qershorit dhe vjelja e prodhimit fillon pas 8-10 javë, në gusht dhe  vazhdon deri në tetor.