Speci i Laknasit
Specia: Capsicum annuum L.
Përhapja: Në zonën e Shqipërisë së mesme, fshatrat e Tiranës dhe Durrësit, njihet dhe kultivohet për më se 80-100 vjet. Fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi nga bahçevanët.
Aktualisht zë më pak se 5 % të sipërfaqes që mbillet me spec në zonë, duke qenë kështu kultivar autokton i rrallë.
Përshkrimi:
Bimë me kërcell të drejtë, me degëzim mesatar dhe ndërnyje të shkurtra. Gjethe të dendura. Prodhon 10 – 20 fruta për bimë.
Ata janë me formë prizmatike, me 3-4 lobe, peshë mesatare 60-80 g. Në pjekjen teknike kanë ngjyrë të verdhë, kurse në atë biologjike të kuqe portokalli. Është spec me shije të veçantë.
Kultivimi: Farat mbillen në farishte në gjysmën e dytë të shkurtit dhe fidanët në fushë 15 prill – 15 maj. Vjelja fillon pas 7-9 javë, fund qershorit – fillim korrikut dhe vazhdon deri në tetor.
Rendimenti: rreth 25-30 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.
Negative: Nuk ka.
Përdorimi: Për konsum të freskët, gatime të ndryshme dhe përpunim në formë turshie, të mbushur me gjizë, etj, në familje dhe për tregun lokal.
Risku: Me futjen e farërave të importit po mbillet gjithnjë e më pak dhe vetëm në kopshtet familjare; pra është në rrezik zhdukjeje.