MICK : Olea europaea L. ssp.sativa
SINONIME: Mic
ORIGJINA: TIRANE
Pema: fuqi mesatare, dege skeletore ne kende te gjera. Kurore kupore shume e dendur. Ndernyje shume te shkurtra (1.2 – 1.5cm).
GJETHJA: forme eliptike, te shtrira, ka gjatesi mesatare (L=38), te ngushta (l= 8.4). Raport L/l (4.5). Nervatura gjatesore e drejte (77) Iponastike (18) Ngjyre jeshil i theksuar ne faqen e siperme. Siperfaqja gjethore e vogel (S=224mm²)
LULJA: Kranthi mesatar-gjate (31). n⁰lule/kranth, mesatar (19), renditur (1:12:6). Strukture i gjate, i rralle. Forme panikul.
FRUTI: ngjyre te kuqe vere, forme oval-dardhe, simetrik. Peshe te vogel 1.38 gr, Frut me gjatesi te shkurter (D=15.3): Diametri transversal maksimal, qendror (d=11.7). Raport D/d (1.3). Epikarp i pluhurizuar, pajisur me lenticele te vogla.
Endokarpi peshe mesatare shume te vogel (0.22g), mesatar i gjate (D=10.9), i ngushte (d=5.6). Diametri D/d (1.9). Raporti Pulp/Endokarp (5.3). Forma elipsoidale, simetrik. Forma e bazes e dhe e majes e ngushte pajisur me sqep. Siperfaqe e lemuar, Numuri brazdave fibroze te pakta (5.1)
PJEKJA: e voneshme dhe jo e njekoheshme.
Karakteristika teknologjike: Autofertil, aftesi mesatare rrenjezimi (53), futet heret ne prodhim, prodhim kostant, abort vezori i larte (23). Mesatarisht ndjeshem ndaj Cycloconium, Rezistent ndaj Pseudomonas Sevastanoi, i ndjeshem ndaj Bractocera oleae. Rezistent ndaj te ftohtitt dhe ndaj thatesires. Varitet me interes te madh per te ardhmen
PËRDORIMI: per vaj, mjaft i pasur (25-26%).
ZONA E PËRHAPJES: I perhapur ne zonen lindore te Tiranes.