Reklame:

Qepa e Mirasit

Qepa e Mirasit

Specia: Allium cepa L.

Përhapja: Në zonën e Korçës dhe Devollit njihet dhe kultivohet për më se 100 vjet. Fara  është mbajtur, ruajtur dhe  trashëguar ndër  breza nga  vetë  banorët, me mbjellje të bulbeve më tipik e më të shëndetshëm. Aktualisht zë rreth 30-35  % të sipërfaqes së qepës në zonë.

Përshkrimi: Bulbi ka formë konike. Pesha mesatare e tij rreth 250-300 g. Luspat e jashtme e ruajnë kompaktësinë për një periudhë të gjatë. Ato kanë  ngjyrë bezhë të zbehtë e deri në  të verdhë. Luspat e brendshme mishtore me  trashësi 4-5 mm, janë të lëngshme dhe  me  ngjyrë të bardhë e deri në të verdhë. Numri tyre ndryshon në varësi të madhësisë së bulbit. Ka shije të mirë, të ëmbël qepe, për rrjedhojë konsumohet gjerësisht e freskët në sallata.

Kultivimi: Tradicionalisht kultivohet me fidanë. Fara  për prodhimin e fidanëve mbillet gjatë shkurtit dhe  fillimit të marsit.  Fidani bëhet i gatshëm për  tu mbjellë në fushë në dhjetëditëshin e tretë  të majit e deri në dhjetëditëshin e parë  të qer- shorit. Ato mbillen në fushë në largësitë 20 x 10 – 20 cm dhe  prodhimi i qepës së thatë  merret  në  periudhën shtator-tetor. Pas vjeljes, qepët thahen dhe ruhen  në hangarë.

Rendimenti: rreth 25 – 30 kv/dynym.

Veçantitë

Pozitive: Është mesatarisht e qëndrueshme ndaj së- mundjeve dhe dëmtuesve. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm;

Negative: Bulbet nuk ruhen  për periudhe të gjatë.

Përdorimi: Për konsum të freskët dhe gatim në familje.

Risku: Është në rrezik zhdukjeje; në vite nuk është punuar për seleksionimin dhe prodhimin e farës.