Kastravecët janë përdorur në kuzhinat indiane, por janë përdorur edhe në mjekësinë tradicionale qe ne kohet e lashta. Kjo për shkak se, në shtetet e nxehta si India, kastravecët i ofrojnë hidratimin dhe freskinë e nevojshme trupit.
Konsumimi i kastravecit na mbron nga sëmundjet neurologjike.
Fisetini që gjendet te kastravecët është identifikuar për rolin që ai ka në shëndetin e trurit. Kastravecët përmbajnë edhe fosfor, ndërkaq mungesa e tyre është e ndërlidhur me rritjen e rrezikut të sëmundjeve kognitive. Prandaj, konsumimi i kastravecit na mban trurin të mprehtë e të fokusuar.
Humbni peshë më shpejt.
Përmbajtja e lartë e ujit në kastravec ndihmon që të ngopeni më shumë, prandaj e kontrolloni apetitin dhe kjo ndihmon në humbje të peshës.
Zvogëlohet rreziku i kancerit.
Përbërësit që gjenden në kastravec ndërlidhen me reduktim të rrezikut të llojeve të caktuara të kancerit.
Përmirësohet sistemi i tretjes
Sasia e mirë e ujit që gjenden në kastravec ndihmojnë në sistem më të mirë të tretjes.
Lëkura përmirësohet
Kastravecët e mbajnë trupin të hidratuar dhe kjo është gjë e mirë për lëkurën. Ata gjithashtu përmbajnë edhe vitaminë C, vitamina B dhe zink, e që të gjithë janë krucialë për lëkurë të mirë.