Domatja e Dhoksatit
Specia: Solanum lycopersicum L.
Përhapja: Në Shqipërinë e jugut, veçanërisht në zonën e Lunxhërisë (Gjiro- kastër), njihet e kultivohet për më se 80-100 vjet. Fara mbahet e trashëgohet prej shumë breza nga bahçevanët. Aktualisht, zë rreth 10-15% të sipërfaqes së mbjell me domate në zonë.
Përshkrimi: Bimë e tipit të pakufizuar, me masë gjethore të dendur. Ka lulëri të përbërë (me shumë degë). Formon 5-6 fruta për lulesë. Ata janë të mëdha, të rrumbullakët e me pole të shtypur, me brinjëzim të fortë, lëkur të hollë, peshë mesatare 250–300 g, ngjyrë e kuqe e plotë, me aromë të veçantë e shije të mirë.
Kultivimi: Domate me periudhë vegjetacioni mesatarisht të gjatë. Mbillet në fushë nga fundi prillit deri në fund majit dhe vjelja e prodhimit fillon pas 10-12 javë, në fund korrikut dhe vazhdon deri në tetor. Në traditën e zonës mbahen me 4-5 kate prodhimi/bimë.
Rendimenti: rreth 35 -40 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj vrugut (Phytophthora infestans (Mont) de Bary) dhe temperaturave të ulëta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.
Negative: Nuk i qëndron transporteve të gjata.
Përdorimi: Përdoret si e freskët për sallata dhe gatime të ndryshme.
Rreziku: Me futjen e farërave të importit po mbillet pak dhe vetëm në kopshtet familjare, pra është në rrezik zhdukjeje.