Reklame:

Plehrimi i specit dhe kultivimi i tij ne sera

Speci ka kërkesa të veçanta për elementet ushqimorë. Vetë ndërtimi i sistemit rrënjor dhe aftesia e tij relativisht e ulet per ti asimiluar këto elemente, bën që kjo bime të ketë kërkesa relativisht të larta për sasinë e tyre në substratin ushqimor. Kjo bimë rritet dhe zhvillohet mjaft mirë vetëm atëhere, kur plehrohet në proporcione të duhura me elementët Azot, Phosfor, Potas, si dhe me një sërë mikroelementësh të tjerë. Sidomos kjo, në kushtet e mjediseve të mbrojtura ku sasia e dritës diellore dhe rregjimi i temperaturave ajrore dhe toksore jane të pamjaftueshme. Elementët ushqimorë ndahen në dy grupe kryesore: i) Makroelementet, në të cilën bëjnë pjesë Azoti, Fosfori dhe Potasi dhe ii)Mikroelementet, ku më kryesorët janë: Magnezi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj.

Azoti është elementi më i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e bimës së specit. Ai merr pjesë në ndërtimin e proteinave, i cili pas ujit është përbërësi më kryesor në ndërtimin e protoplazmës. N merr pjesë në përbërjen e komponentëve me rëndësi jetësore. Në fazat e reja, azoti është përqëndruar më tepër në indet e reja meristematike të rritjes. Më vonë N grumbullohet në indet e tjera dhe në fruta. Kërkesat më të mëdha për N janë gjatë fazës së rritjes vegjetative dhe pjesa më e madhe e azotit si dhe e fosforit, asimilohen në periudhën e lulezimit dhe të frutifikimit masiv e te rritjes se frutave. Në sasi optimale të N në tokë, krijon premisa për një bimë të fuqishme dhe me lule e fruta të bollshme. Plehërimi i njëanëshëm dhe me doza të larta azotike, jo vetem që nuk ndikon në shtimin e prodhimit, por përkundrazi jo vetëm që e ul atë, por edhe e vonon pjekjen e frutave. Në doza të larta azoti, bimët marrin një rritje të vrullsheme të masës vegjetative, në dëm të vonesës së diferencimit të organeve frutore. Mungesa e N në bimë, shoqërohet me çngjyrosjen e gjetheve të poshtëme. Bimët rriten dhe zhvillohen me vonesë dhe sasia e luleve për bimë është mjaft e ulet. Gjethet ngelen të vogla dhe të drejta. Frutat që mund të lidhen, rriten ngadalë dhe të deformuara.

Fosfori në indet bimore të specit, fosfori gjendet në formën e komponimeve organike siç janë Ortofosfatet e Kaliumit, të Kalciumit, të Magneziumit, si dhe shumë komponime të tjera organike. Sasia optimale e fosforit në solucionin ushqimor të tokës, ndikon ndjeshëm në rritjen e sasisë së luleve në bimë, në sasinë e frutave të lidhura dhe në rritjen e shpejtë të tyre. Asimilimi i mire i fosforit është i lidhur drejtëpërsëdrejti me intensitetin e indriçimit diellor, temperaturat e ajrit dhe të tokës, lagështirën optimale të saj, etj, gjë që në kushtet e mjediseve të mbrojtura ato janë më të kufizuara. Prandaj këshillohet që në mjedise të mbrojtura, të aplikohet rritja e përqëndrimit të fosforit, me qëllim që bimët të kenë se çfarë të asimilojnë. Në mungesë të fosforit, te bimët çfaqen drunjëzime të parakohshëm të indeve jo vetëm te bimët me mosha më të avancuara, por edhe në ato më të reja. Kërcejtë mbeten të hollë, gjethet e vjetra marrin një zbehje me njolla të verdha dhe të nekrotizuara, të cilat rrëzohen parakohe.

Potasi Nga studiues të ndryshëm ka patur mjaf debate e mendime, të cilat shpesh here kanë qenë kondradiktore. Ato kanë vërejtur se plehrimi potasik ndikon në rritjen e hershmerisë së pjekjes, në përmirësimin e shijes, në përmirësimin e ngjyrave të frutave, në rritjen e koensistences dhe të fortësisë të tulit, në rritjen e përmbajtjes së sheqerit, të karotenit, të acidit askorbik, si dhe të vitaminave të ndryshme, etj. Prania e potasit në tokë rrit qëndrueshmërinë e bimëve ndaj disa sëmundjeve me origjinë kerpudhore. Gjithashtu është vërtetuar se, elementi i kaliumit rrit intensitetin e fotosintezes dhe se kjo më e domosdoshme është në mjediset e mbrojtura, ku ndriçimi diellor dhe faktoret e tjerë klimaterik janë më të kufizuar.

Mikroelementët më kryesorë për specin janë: Magnezi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Per të siguruar rendimente të larta dhe me cilësi të mirë nga speci, krahas makroelementeve duhen siguruar edhe sasia e nevojshme e mikroelementëve. Në indet bimore, ato lëvizin nga 0.001 – 0.0001%. Ato janë po aq të domosdoshëm ashtu siç janë edhe azoti, fosfori, potasi, por me një ndryshim të madh, që kërkesat e bimëve për to, janë shumë më të vogla.

Për përcaktimin e nevojave per elemente ushqimore dhe plotesimin e tyre me anë të sistemit të plehrimit, është e nevojshme të kemi parasysh disa tregues që janë: i)Pjelloria natyrale e tokës e cila duhet te sigurohet nëpërmjet analizave laboratorike, ii)Kërkesat e elementëve ushqimore për njësi prodhimi dhe iii)Rendimenti i planifikuar për njësi të sipërfaqes, etj. Për të prodhuar 100 kg fruta të freskëta, specit i duhen të qarkullojë në aparatin vegjetativ të tyre, rreth 560 gr oksid azoti (N2O), 120 gr anhidrit fosforik (P2O5) dhe 685 gr oksid potasi (K2O), pa përfshirë këtu sasinë e mikroelementeve të tjerë të domosdoshëm. Me këto të dhëna ekziston mundësia e përllogaritjes së përafërt të nevojave të specit për plehra kimike dhe organike. Tabela në vijim është orientuese dhe për ta kuptuar më mirë ate, do ta ilustrojme me një shëmbull.

Shembull: Në qoftëse kemi një sipërfaqe toke 0,25 ha ose 2500 mtë mbjellë me speca dhe prodhimi i planifikuar është 600 kv/ha ose 150 kv/2500 m2. Të dhënat sipas analizave laboratorike janë: i) Përmbajtja e humusit/lëndes organike/ 12%, ii)Përmbajtja e azotit, 4,2 mg N2O për 100 gr tokë, iii) Përmbajtja e fosforit, 7 mg P2O5 për 100 gr tokë, dhe iv) Përmbajtja e kaliumit, 8 mg K2O për 100 gr tokë. Nga tabela nxjerrim se sasia e plehrave kimiko-organike duhet të jetë: a) Për plehrat organike: një tokë me 12% humus dhe për 600 kv/ha prodhim të planifikuar, sipas tabelës sasia e plehut organik duhet të jetë 600 kv/ ose 150 kv për sipërfaqen 0,25 ha. b)Për plehra azotike:  sasia e plehut azotik në kg L.A. (lëndë aktive) për ha, për 4,2 mg N2O për 100 gr tokë, duhet të jetë 132 kg L.A. për ha ose 43 kg L.A. për 0,25 ha. c)Për plehra fosforike:  sipas tabelës sasia e plehut fosforik, duhet të jetë 39 kg L.A. për ha ose 10 kg L.A. për 0,25 ha. d)Për plehra potasike:  sasia duhet të jetë 200 kg L.A. /ha ose 50 kg L.A. për 0,25 ha.

Klasifikimi i pjellorisë së tokës Niveli i pjellorisë së tokës Rendimenti i planifikuar (kv/ha)
400 600 800
A – Për plehra organike (kv/ha)
Toke shumë e varfër <10 % 500 700 1000
E varfër 10-15 % 400 600 800
E mesme 16-25 % 300 500 600
E pasur 26-40 % 200 300 400
Shumë e pasur >40 % 100 150 200
B – Për plehra azotike (kg lëndë aktive / ha)
Toke shumë e varfër <3 (mg N2O për 100 gr tokë) 132 198 231
E varfer 3.1-6 (mg N2O për 100 gr tokë) 99 132 165
E mesme 6.1-9 (mg N2O për 100 gr tokë) 66 76 99
E pasur 9.1-12 (mg N2O për 100 gr tokë) 30 33 36
Shumë e pasur >12 (mg N2O për 100 gr tokë)
C – Për plehra fosforike (kg lëndë aktive / ha)
Tokë shumë e varfër <2 (mg P2O5 per 100 gr toke) 130 165 208
E varfër 2.1-4 (mg P2O5 per 100 gr toke) 91 130 156
E mesme 4.1-6 (mg P2O5 per 100 gr toke) 52 91 104
E pasur 6.1-8 (mg P2O5 per 100 gr toke) 39 52
Shumë e pasur >8 (mg P2O5 per 100 gr toke)
D – Për plehra potasike (kg lëndë aktive / ha)
Tokë shumë e varfer <6 (mg K2O për 100 gr tokë) 250 350 450
E varfër 6.1-12 (mg K2O për 100 gr tokë) 150 200 250
E mesme 12.1-18 (mg K2O për 100 gr tokë) 50 70 100
E pasur 18.1-24 (mg K2O për 100 gr tokë)
Shumë pasur >24 (mg K2O për 100 gr tokë)

Mënyra e shpërndarjes së plehrave organo-minerale

Plehrat organike, këshillohen të shpërndahen uniformisht në sipërfaqen e tokës dhe të përmbysen para punimit të fundit të tokës. Veçanerisht per specin, ato rekomandohen të jenë të dekompozuara plotësisht, me qëllim që aktiviteti mikrobiologjik të jetë i drejtuar për shpërbërjen dhe mineralizimin e mëtejshëm të elementëve ushqimorë, me qellim qe ato të jenë sa më të gatshëm për tu asimiluar nga bimët.

Plehrat azotike janë: 1-Nitrati i Amonit i cili përmban 33 – 34 % lëndë aktive (N2O), ose 33 – 34 kg L.ak/1 kv pleh fizik. Nga kjo, 50% është azot i formës amoniakale dhe 50% është azot i formës nitrike. Duke qënë një pleh shumë higroskopik, pas hedhjes në tokë ai shkrihet menjëherë dhe nëqoftëse nuk mbulohen në tokë gjatë prashitjeve, avullon plotësisht. Për këtë aresye ky pleh duhet të përdoret gjatë vegjetacionit dhe mbulimi i tij menjëherë pas shpërndarjes në tokë me anë të prashitjeve. 2-Ureja,përmban 45–46% N2O, që do të thotë se 1 kv fizik ndodhen 45 – 46 kg L.ak. Amonifikimit në mjedise të mbrojtura realizohet për 3-4 ditë dhe mund të asimilohet menjëherë nga bimët ose të fiksohet në kompleksin thithës të tokës për tu asimiluar më vonë. Në qoftëse ureja nuk futet në tokë, atëhere për pak orë zbërthehet në amoniak i cili largohet në atmosfere.

Plehrat fosforike me kryesore janë: 1-Superfosfati i Thjeshte, i cili përmban 12 – 16 % P2O5 (fosfat të asimilueshem), ose 12-16 kg/kv fizik. Superfosfati ka vetinë të fiksohet mirë në kompleksin thithës të tokës dhe ruan aftesinë e shfrytëzimit të tij jo vetëm në vitin e parë, por edhe në 2 – 3 vite të tjera, efekti i së cilit ruhet për bimët pasardhëse. Prandaj duhet të përdoret kryesisht në plehrimin bazë para plugimit të fundit deri në thellesinë 15 – 25 cm. 2-Superfosfati i dyfishtë është më i koncentruar, dhe sasia e P2O5 mund të arrijë deri në 50%. Po kështu edhe superfosfatoi i dyfishte duhet të përdoret si Superfosfati i Thjeshtë.

Plehrat potasike me kryesore janë: 1-Kloruri i Potasit i cili përmban 60 % K2O. Ky është një pleh mjaft higroskopik i cili rekomandohet të përdoret si plehrim bazë dhe suplementare. Në tokë ai tretet menjëherë dhe hyn në reaksione kimike të tokës duke u fiksuar në kompleksin thithës të saj. KCl nuk duhet të përdoret në toka me ph acide ose lehtësisht acide. Zakonisht plëhrimi me KCl duhet të bëhet para punimit të fundit ose të paktën para frezimi, me qëllim që plehu të përzihet sa më mire me tokën. 2-Sulfati i potasit (K2SO4), përmban 49-52% K2O. Ky pleh nuk është higroskopik dhe as me mbetje acide. Ai përdoret me shume sukses kryesisht në plehrimin bazë ashu si Kloruri i Potasit.

Mikroplehrat me kryesore jane:

1-Mikroplehu i Borit është: Boraksi  i cili përmban 11% Bor. Është i tretshëm në solucionin ushqimorë të tokës dhe asimilohet mirë nga bimët. Përdoret në 10 – 15 kg/ha i shoqëruar me superfosfatin para frezimit të fundit, ose me anë të spërkatjeve gjatë periudhës së vegjetacionit në rreth 400 – 500 litra uje/ha dhe me një koncentracion 0.02-0.03%. 2-Mikroplehu i Magneziumitështë: Sulfati i Magnezit i cili përdoret me anë të spërkatjeve, 2-3 herë gjatë fazës së vegjetacionit me përqëndrimin 1% dhe ne 400 – 500 litra ujë/ha. 3 – Mikroplehu i Manganit janë: i)Sulfati i Manganit me 33 % Mangan dhe 2-Kloruri i Manganit  me 29 % Mangan. Këto përdoren gjatë vegjetacionit me anë të spërkatjeve në 0.5-0.8 % në 400 – 500 litra ujë/ha. 4-Mikroplehu i Bakritështë Sulfati i Bakrit dhe përdoret në masën 10-20 kg/ha. Shpërndarja e tij mund të bëhet gjatë ujitjeve në fazën e vegjetacionit duke tretur atë në ujë. Metoda më e këshillueshme është ajo e spërkatjes 2- 3 herë gjatë vegjetacionit në 400-500 litra ujë për ha me koncentracionin 0.2-0.5%. 5-Mikroplehrat e Zinkut janë: 1-Sulfati i Zinkut me 25 % Zn dhe 2-Kloruri i Zinkut me 47 % Zn. Këto përdoren ne dozën 2 kg/ha me spërkatje gjethore 0,8% 2-3 herë gjatë vegjetacionit në 400 l ujë/ha6-Mikroplehu i Molibdenitështë Molibdati i Amoniumit me 50 % Mo, i cili mund të përdoret gjatë vegjetacionit me anë të spërkatjeve ne 0.03 – 0.05 %, në 400 deri në 500 litra ujë për ha.