Domate kokërr vogël e Shalës
Specia: Solanum lycopersicum L.
Përhapja: Në zonën e Shalës së Dukagjinit (Shkodër) kultivohet për më se 70-80 vjet; fara mbahet nga familjet duke e trashëguar brez pas brezi. Aktu- alisht zë rreth 10-15 % të sipërfaqes së domates në zonë.
Përshkrimi: Bimë e tipit të pakufizuar, me ndërnyje të shkurtra; lulëri e thjeshtë, 7-8 lulesa/ bimë, me 10-12 fruta në lulesë; fruta të vegjël me majucë, me peshë mesatare 30-35 g, ngjyrë e kuqe e plotë, me shije të veçantë.
Kultivimi: Domate me cikël të shkurtër. Mbillet në fushë rreth 10-15 maj dhe vjelja e prodhimit fillon pas 8-10 javë, në mes të korrikut dhe vazhdon deri në ngricat e para të vjeshtës.
Rendimenti: rreth 15 -25 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj vrugut (Phytophthora infestans (Mont) de Bary) dhe temperaturave të ulëta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.
Negative: Nuk ka.
Përdorimi: E freskët dhe për gatime të ndryshme. Preferohet për konsum në familje dhe për tregun lokal.
Rreziku: Është në rrezik zhdukjeje.