Zinku është mikroelement i cili hyn në përbërjen e fermenteve të cilat e mundësojnë fotosintezën dhe punën e hormoneve të rritjes (auksinë) dhe ADN-së. Ky element e përshpejton sintezën e vitaminave, karbohidrateve dhe proteinave kështu kur ka sasi të mjaftueshme zinku zmadhohet rezistenca ndaj thatësirës, të ftohtit, kripërave në tokë dhe djegiet nga e nxehta. […]