
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se tashmë ka filluar riparimi i gominave të fugave të dëmtuara në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi Plug-Rrethrrotullim Saver”. Sipas njoftimit, segmenti rrugor “Rrethrrotullimi Plug-Rrethrrotullim Saver” është pjesë e projektit OTHP Rrogozhinë-Kolonjë bazuar në performancë dhe rezultat për sigurinë rrugore.