Reklame:

Bujqësia rritje të eksporteve me Kosovën me 2.4 mld lekë.

Prodhimet Shqiptare mbushin tregjet e Kosoves duke zhvendosur prodhimet e huaja, dhe duke u kthyer kështu në konsumatorë të vertetë të produkteve Shqiptare.

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës janë publikuar të dhëna ku duket qartë se në produktet bujqësore dominojnë eksportet shqiptare.

Shqipëria ka eksportuar rreth 32.8 miliardë lekë produkte bujqësore gjatë vitit 2018, me një rritje prej rreth 2.4 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë, duke konfirmuar rritjen pozitive të këtij treguesi nga viti në vit.

Dikasteri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural publikoi të dhënat që tregojnë se në prodhimet e freskëta bujqësore dominojnë eksportet shqiptare me rreth 14.3 miliardë lekë, me një rritje prej 700 milionë lekë, krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë që në vendin e dytë renditet agroindustria, me një total eksportesh që ka arritur në vlerën e 13.4 miliardë lekëve. Pasuar nga sektori i peshkimit, ku janë eksportuar rreth 5,2 miliardë lekë produkte dhe më pas blegtoria.