Reklame:

Radio Lushnja me një program të ri, Agronews!

Agronews është programi më i ri në Radio Lushnja. Që nga titulli kuptohet që kjo hapësirë i kushtohet bujqësisë dhe agroturizmit e gjithshkaje që përfshihet në këto dy fusha me shtrirje e hapësira pa fund si dhe me zhvillimet që kanë si sektorë të rëndësishëm e jetikë për vendin tonë.

Agronews është bashkëpunim i portalit më të ri në fushën e bujqësisë dhe radio Lushnjës. Temat që do të trajtohen në emison dhe gjithë informacioni i prodhuar do të jenë një ndihmë e shtuar sa i përkët edukimit të fermerëve dhe gjithë bizneseve me fokus bujqësinë.

Vëmendja në rritje ndaj bujqësisë vjen si presion i vetë fushës, shifrave në rritje që ky sektor prodhon nga viti në vit por së fundmi edhe si presion i Bashkimit Europian si një kusht për marrjen e statusit e pranimin në radhët e vendeve të tjera në Europë.

EDUKIMI I FERMERIT, TEKNOLOGJITË E REJA, PRODHIMET INTENSIVE E ATO BIOORGANIKE, AGROTURIZMI APO TURIZMI FAMILJAR KANË NEVOJË PËR INFORMACION TË VAZHDUESHËM.

Shkenca ka zhvillimet e saj por kjo nuk zbeh aspak rolin e minifermave apo prodhimet në kushtet e familjes. Parcelizimi i tokave është një factor i  cili ka ndikimet e veta në zhvillimin e bujqësisë por sërish mbeten mundësi e hapësira që ekonomitë e vogla të mund të përshtaten me kërkesat pa fund që ka tregu. Një prej tyre janë prodhimet bioorganike dhe siguria e këtij produki dhe mundi e kosto do të justifikohen nga çmimi në rritje, mjafton të mos abuzohet.

Agronews në radio Lushnja do të moderohet nga gazetari Shkëlqim Bylykbashi dhe ju mund ta ndiqni cdo te marte ora 13:00

Agronews.al, busulla për orientimin e fermerit dhe agrobiznesit!

Agronews.al