Reklame:

Domatja më e kërkuar nga Europianët, 30% e sip me ketë varietet…

Domatja është një nga kulturat bazë që zë siperfaqja e mbjellë me sera në bashkitë Lushnje, Berat, Fier  dhe Divjakë.  Njësia Karbunarë në bashkinë Lushnje këtë vit ka shtuar sasinë e fidanëve të domates Pink (Rozalin) e cila është pëlqyer dhe ka kërkesa të shumta në tregun europian për ngjyrën, fortësinë dhe shijen.

Pikerisht këta tregues kanë qënë shkaku që të orientojë pikat e grumbullimit  të bëhen kordinatorë duke e orientuar fermerin drejt kesaj kulture dhe varieteti të pëlqyer nga europianët, si konsumatore potenciale por edhe me interes të lartë ekonomik.

Në strukturën e domates që zë 60% të sip me sera, kultivimi i domates pink po zëvendesohet në masën 30% të siperfaqes me këtë varietet. Rritësit e domates  janë orientuar sipas kërkesave të konsumatorëve Europiane falë kordinimit me pikat e grumbullimit që njëherazi janë edhe exportues të këtyre prodhimeve.

Bashkëpunimi me këto pika të exportit të Fruta Perime, është një nga risitë që po gjen terren dhe ka patur sukses në rritje keto dy – tre vitet e fundit. Inisiativa e Kompanisë Doni Fruits Albania jo vetëm është përqafuar nga fermerët e domates por eshte nje trend ne rritje duke shkuar drejt nje cikli te mbyllur dhe nje protokolli te kontrolluar te rritjes e trajtimit te bimes ne cdo faze te saj deri ne shitje te produktit.

Prodhimi i perimeve ne sera eshte nje Produkt i Certifikuar sipas standartit Global  Gap. Certifikuar nga Company Europiane.

Agronews.al