Reklame:

Historiku i shkolles se Pare Bujqesore, dhurate e Kongresit Kombetar te Lushnjes (Pjesa 6)

Karakteristika agrobiologjike tw disa kultivarwve tw grurit krijuar nga IKB, Lushnje

  1. “David x Mec”. Grurë i bute (Tr: aestivum). Lartësia e kercellit 95 cm, kalliri i bardhë, me hala, kokërr e bardhë ne formë të stërgjatur. Bën pjesë në tipin biologjik 1/2 i vonshëm i hershëm, me koeficient të lartë vëllazërimi produktiv. Forma vëllazërimit gjysmë e shtrire.   Dallohet per qendrueshmëri të mirë ndaj semundjeve të hirit, ndryshkut e septoriozes, si dhe ndaj rrëzimit. Ka qendrueshmëri te mirë ndaj temperaturave te ulëta dhe ngricave. Me aftësi prodhuese mbi 50-55 kv/ha, pesha e 1000 kokrrave 39-42g pesha hektolitrike 79-82 kg. Cilësia e kokrres e mirë, mbi 12.5 % proteina e mbi 26 % gluten dhe ka cilesi te mira bukëpjekëse. Ka efektivitet te mire ekonomik kur merren mbi 50 kv/ha. Eshtë i pershtatshëm per t’u mbjellë në zonën fushore. Afati me i pershtatshëm i mbjelljes 1-20 nentor, me normë fare rreth 20 kg/dyn. Sot eshte kultivar i perhapur në prodhim.
  2. “L v s”. Grure i bute (Tr: aestivum). Sot nga kultivarët më të perhapur në prodhim. Lartësia e körcellit 90- 95 cm, kalliri i bardhe me hala, kokërr e bardhë ne te kuqerremte, me formë të rrumbullakët. Bën pjesë ne tipin biologjik i hershëm-i hershëm, me koefiçient mesatar vëllazërimi produktiv. Forma e vëllazërimit e ngritur. Dallohet për qendrueshmëri te mirë ndaj semundjeve te hirit ndryshkut e septoriozës, si dhe ndaj rrêzimit. Ka qendrueshmeri te mirë ndaj temperaturave te uleta dhe ngricave. Me aftesi prodhuese mbi 55-60 kv/ha, pesha e 1000 kokrrave 42-448 pesha hektolitrike 80-82 kg. Cilësia e kokrres e mire, mbi 15 % proteina e mbi 28 % gluten dhe ka cilesi te mira bukepjekese. Ka efektivitet te mire ekonomik kur merren mbi 50 kv/ha. Eshte përshtatshëm per t’u mbjellë në zonën fushore, si dhe në atë kodrinore. Afati me i pershtatshëm i mbjelljes është gjatë nentorit, me normë fare rreth 22 kg/dyn.

3.”Progres”. Grure i butë (Tr aestivum). Eshte në përhapje. Lartesia e kercellit 90-95 cm, kalliri i bardhë me hala, kokerr e bardhë, me forme te stergjatur. Bën pjese ne tipin biologjik 1/2 i vonshëm i hershem, me koeficient të lartë vëllazerimi produktiv. Forma e vëllazerimit gjysmè e shtrirë. Dallohet per qendrueshmëri te mire ndaj semundjeve te hirit, ndryshkut e septoriozës, si dhe ndaj rrezimit. Ka qendrueshmëri te mirë ndaj temperaturave te uleta dhe ngricave. Me aftesi prodhuese mbi 50-55 kv/ha, pesha e 1000 kokrrave 40 42 g, pesha hektolitrike 79-82 kg. Cilesia e kokres e mire, mbi 12.5 % proteina e mbi 26 % gluten dhe ka cilesi te mira bukepjekese. Ka efektivitet te mire ekonomik kur merren mbi 50 kv/ha. Eshte i pershtatshëm per tu mbjelle ne zonen fushore. Afati me i pershtatshëm i mbjelljes 1 – 20 nentor, me norme fare rreth 20 kg/dyn.

4.”L6/1″ (ARIL). Grure i fortë (Tr: durum). Krijuar nepermjet hibridizimit. Lartesia e kercellit 105 cm, kalliri i bardhë me hala te bardha, kokrra e kuqerremtë në qelibar. Tipi biologjik i hershëm – i hershëm, me vëllazërim mesatar, me qendrueshmëri te lartë ndaj ndryshqeve e hirit, mesatare ndaj septoriozès dhe të mire ndaj rrëzimit. Me aftësi prodhuese mbi 50 kv/ha, pesha e 1000 kokrrave 50 g. Cilesia e kokrres shume e mire , mbi 14 % proteina, mbi 30 % gluten dhe qelquritet mbi 80 %. I pershtatshem per t’u mbjelle jo vetëm në zonen tradicionale të grurit te fortë, por edhe ne zonen fushore, ku jep rendimente të larta. Afati i mbjelljes 15 nentor – 15 dhjetor, me normë fare 25 kg/dyn.

DEPARTAMENTI SHKENCOR I BIMEVE BISHTAJORE

Nje nga objektivat bazë të punës së këtij sektori ka qene krijimi dhe perzgjedhja e kultivarëve të rinj në bimet bishtajore kryesisht në fasule, me cilesi agrobiologjike te mira e prodhim te larte, me qendrueshmëri ndaj sëmundjeve e cilësi organoleptike te mira. Filimisht puna me fasulen ka konsistuar ne grumbullimin e populatave të vendit, studimin dhe rajonizimin e tyre. Kjo perpjekje beri qe koleksioni i fasules të arrinte në 200 numra, nga te cilat 40 janë kultivarë apo popullata vendi.Kështu, fillimisht e gjithe sipërfaqja e fasules, rreth 15 000 ha, eshtë mbjellë me kultivaret e vendit, “Shijak”, “Kallmet”, “Bishqethëm”, “Caush”, “Plumçe” “Eçmenik”, etj, të përzgjedhur e përmirësuar për mjaft tregues. Me keta kultivare merreshin ne kushtet e prodhimit mbi 30 kv/ha. Më pas, objektivat e punës permirësuese gjenetike synonin ruajtjen dhe permirësimin e ekotipeve te vendit, si dhe filloi puna permirêsuese gjenetike (pas vitit 1985) per krijimin e linjave të reja. Si rezultat i ketyre përpjekjeve u krijuan linjat e reja “L-3221”, “L 2116”, etj. Me bimet bishtajore është punuar edhe në studimin e mjaft elementeve tê teknologjise së kultivimit: afat mbjelljeje, numer bimesh, doza pleherimi, studime per bashkeshoqerimin e tyre me kultura te tjera prashitëse, si miser, etj. Te gjitha keto studime kompletuan tekno-logjinë e kultivimit te kesaj bime dhe sollen rezultate te larta e të stabilizuara. Në keto studime vlen te permendet puna e specialistëve Jorgo Shkodrani, Agim Canko, Alush Staka, Vladimir Kola, Zana Sallabanda, Lumturi Korita, etj. Objektivat ne kête bime kanë qene dhe mbeten:

.  Krijimi i kultivareve te rinj,

.  Pêrcaktimi i strukturës varietore te bimëve bishtajore

.  Prodhimi i fares së seleksionuar dhe shumimi i metejshem i saj në fermat private,

.  Percaktimi i hallkave te teknologjisë së kultivimit te bishtajoreve

.  Kerkime në fermë per problemet qe shqetësojnë fermerin,

.  Asistence teknike per teknologjine e kultivimit te bishtajoreve

Një linjë fasuleje, e krijuar nga IKB, Lushnjë, eshtë:

“L-3221” Krijuar në vitin 1994. Eshte i tipit biologjik giysmë i përcaktuar. Cikli bimor, 85 -90 dite. Ka qendrueshmëri ndaj virozave, bakteriozave e antraknozave. Ngjyra e bishtajave e verdhe e hapur, ngjyra e kokrres e bardhë. Pesha absolute 350 400 g. Aftesia prodhuese mbi 30 kv/ha. E pershtatshme për te gjitha zonat ekologjike te vendit.

DEPARTAMENTI SHKENCOR I BIMEVE INDUSTRIALE

Aktiviteti i ketij sektori ka qenë studime ne luledielli, kikirik, susam, etj, dhe në bimët fibroze (pambuk). Fillimisht eshtë punuar per pasurimin e koleksionit të bimeve vajore me kultivare me origjinë vendi e te huaj dhe u arrit te sigurohej nje koleksion i pasur me bimë vajore (luledielli, kikirik, susam, li vajor, kërp, etj). E gjithë sipërfaqja që mbillej me luledielli mbulohej nga dy kultivarët e rekomanduar nga instituti “Perpara”, kryesisht ne zonën fushore dhe “Çerma” në zonën kodrinore-malore. Te dy kultivarët kishin aftësi te larta prodhuese dhe përmbajtje te lartë yndyre ne fare. Instituti, në bashkepunim me ekonomi prodhuese, ka punuar per prodhimin e hallkave te larta te fares per kultivarët e rajonizuar. Kjo beri që të mbulohej e gjithë siperfaqja me gieneracion të dytë. Pas vitit 1980 u punua edhe per prodhimin e hibrideve ne luledielli. Ne krahasim me kultivarët, hibridet kishin disa epërsi ne prodhim, njëtrajtshmëri ne kalimin e fazave, uniformitet dhe perqindje te lartë vaji.

 

 

Per vazhdimesine e punes hibridizuese u krijua edhe fondi i linjave të vetpllenuara, te sjella nga jashtë e te prodhuara ne vend. Keshtu, u krijuan hibridet “H-1925” me cikël biologjik 10-12 dite me i hershem se  kultivarët ne e perhapur, me prodhim te lartë, mbi 40 kv/ha. Puna hibridizuese synonte krijimin e hibrideve me aftësi prodhuese mlbi 45 kv/ha dhe permbajtje yndyre mbi 47 %. Krahas punes per krijimin e hibrideve, u studiuan edhe mjaft probleme agroteknike numri i bimeve, afate mbjellje, doza e menyra plehërimi, etj. Per realizimin e gjithe kesaj problematike shkencore, dhanë kontribut te ndjeshëm specialistët Flamur Leskoviku, Naun Prifti, Elham Manaj, Pandeli Boci, Spiro Sterjo, Violeta Lame, etj. Detyra te vazhdueshme në programet e punës seleksionuese mbeten.

–   Krijimi i kultivareve dhe hibrideve te rinj në luledielli.

–   Propozime per strukturên varietore te bimeve industriale.

–   Prodhimi i fares se seleksionuar dhe shumimi i saj në femat private.

–   Percaktimi i hallkave te teknologjisë së kultivimit te luledillt.

Pambuku: Puna seleksionuese me pambukun ka filluar qè ne vitet e para të krijimit te Institutit dhe konsistonte ne pasurimin e koleksionit, që ishte baza e punës përzgjedhëse. Kjo bèri qe koleksioni te arrinte në 450 numra. Studimet e para synonin rajonizimin e kësaj bime dhe përzgjedhjen e kultivarève. Kështul, filimisht  u rekomanduan kultivarët “Fieri” e “L11-74” dhe me pas “L3-20” me aftësi te larta prodhuese, mbi 30 kv/ha, me plasticitet te larte dhe i qendrueshëm ndaj thatesires, i cili arriti te zere  deri 80 % te siperfaqes së mbjellë me kete bime ne shkalle vendi, si dhe “61-72”, me pjekje te hershme, me ritme të larta çeljeje e tregues te mire teknologjikë. Studimi krahasues perfshinte çdo vit 10 – 14 e më shumë kultivarë; me te miret shumëzoheshin ne ekonomite prodhuese.

Një nga drejtimet e punës se tij, Instituti ka patur edhe percaktimin e elementeve baze te teknologjise se kultivimit te kultivarëve të rinj, si numrin e bimeve, afatet e mbjelljes, normen e kohën e ujitjes, dozen e kohën e hedhjes se plehrave, etj. Puna me farën perbënte nje aspekt te rendësishëm, si rezultat I se ciles u arrit te mbillet me fare te riprodhimit te dyte deri 90 % e siperfaqes qe zinte kjo bimë në shkalle vendi. Kontribut në studimet e bera me kete bimë kanë specialistët Arian Babo, Jorgji Muzaka, Ibrahim Toshkëzi, Jonuz Kapllani, Hiqmet Demiri, Artan Gjika, Harilla Kote, Fatmir Ranxhi, Besnik Dervishi, Nadire Musaj, etj.