Reklame:

Thirrje për aplikim për shërbime prodhim dhe publikim mediatik!

Horizont EU po zbaton në qytetin e Lushnjës projektin “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, organizata Horizont EU kërkon të organizoje disa programe mediatike dhe realizimin e nje spoti publicitar.

Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 26 Shkurt 2023, në adresën e e-mailit: [email protected] ose në adresën postare: Lagja: Kongresi, rruga “Arben Vogli”, A&B Center, Lushnje
Kontakt: 0692068229