Reklame:

Shoqerite e bashkepunimit bujqesor

Shoqeria e bashkepunimit bujqesor eshte nje organizim vullnetar ndermjet personave fizike ose juridike, me qellim permbushjen e nevojave apo interesave te tyre ne fushen e prodhimit, te perpunimit dhe te tregtimit te produkteve bujqesore e blegtorale, te cilat krijohen dhe ushtrojne veprimtarine e tyre ne perputhje me percaktimet e ketij ligji, jane subjekt i lehtesive fiskale dhe skemave mbeshtetese, sipas legjislacionit ne fuqi.

 

 

LIGJI PER SHOQERITE E BASHKEPUNIMIT BUJQESOR – Nr.38/2012

Neni 1
Objekti

Objekt i ketij ligji eshte percaktimi i rregullave, kritereve dhe kushteve per themelimin e administrimin e shoqerive te bashkepunimit bujqesor, te drejtat dhe detyrimet e themeluesve e te anetareve te tyre, riorganizimin dhe prishjen e tyre, si dhe rregullimin e vendosjen e kritereve per disa aspekte te veprimtarise se tyre.

Neni 2
Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet per shoqerite e bashkepunimit bujqesor, te cilat themelohen dhe
ushtrojne veprimtarine e tyre ne Republiken e Shqiperise.
2. Pervec rasteve te parashikuara shprehimisht, per shoqerite e bashkepunimit bujqesor zbatohen edhe dispozitat e ligjit nr. 9901, date 14.4.2008 “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare”, titujt II, III dhe IV, per aq sa ato jane te zbatueshme dhe ne
perputhje me parashikimet e ketij ligji.

Neni 3
Shoqeria e bashkepunimit bujqesor

1. Shoqeria e bashkepunimit bujqesor eshte nje organizim vullnetar ndermjet personave fizike ose juridike, me qellim permbushjen e nevojave apo interesave te tyre ne fushen e prodhimit, te perpunimit dhe te tregtimit te produkteve bujqesore e blegtorale, kryesisht por pa u kufizuar, nepermjet marreveshjeve apo bashkepunimit te ndersjelle ndermjet tyre dhe shoqerise per sherbime, mallra apo produkte te sektorit bujqesor ose blegtoral, si dhe nepermjet promovimit te veprimtarive te tyre ekonomike.
2. Shoqerite e bashkepunimit bujqesor, te cilat krijohen dhe ushtrojne veprimtarine e tyre ne perputhje me percaktimet e ketij ligji, jane subjekt i lehtesive fiskale dhe skemave mbeshtetese, sipas legjislacionit ne fuqi.

KREU II
VEPRIMTARIA E SHOQERISE SE BASHKEPUNIMIT BUJQESOR

Neni 4
Objekti i veprimtarise dhe tipat e shoqerive te bashkepunimit bujqesor

Shoqerite, ne baze te objektit te veprimtarise qe ushtrojne, ndahen ne disa tipa si me poshte:

a) Shoqeri te bashkepunimit ne fushen e prodhimit bujqesor dhe ne marketing. Keto shoqeri mund te prodhojne, te manipulojne, te perpunojne, te ruajne, te klasifikojne, te transportojne, te shperndajne, si dhe te tregtojne produktet bujqesore ose blegtorale ne gjendjen e tyre natyrale ose te perpunuar me pare.
b) Shoqeri te bashkepunimit ne veprimtarine e punes bujqesore. Keto shoqeri mund te kryejne veprimtari te punes bujqesore per anetaret ose te tretet, duke perfshire dhe anetaret punetore.
c) Shoqeri te bashkepunimit per konsumin e lendeve dhe mallrave. Keto shoqeri mund te kryejne veprimtari te furnizimit me mallra dhe sherbime te blera nga anetaret, te tretet ose te prodhuara nga vete shoqeria, per perdorim dhe konsum te anetareve ose te treteve.
f) Shoqeri te bashkepunimit per inputet. Keto shoqeri mund te blejne, te perpunojne, te prodhojne dhe te fabrikojne me ffaredo lloj procesi ushqime per bagetine, plehra kimike, bime, farera, produkte fitosanitare, materiale, instrumente, makineri, impiante, produkte me prejardhje nga kafshet dhe ffaredo lloj produktesh te tjera, te nevojshme dhe te
pershtatshme per zhvillimin e prodhimit, bujqesor dhe blegtoral.
d) Shoqeri te bashkepunimit per qellime te tjera ne fushen e bujqesise. Keto shoqeri mund te
ushtrojne fdo lloj veprimtarie tjeter te nevojshem qe favorizon dhe lehteson permiresimin ekonomik,
teknik, ekologjik dhe te kushteve te punes te ffaredo lloj fermeri apo operatori ekonomik, i cili operon ne
fushen e bujqesise dhe te blegtorise.

Neni 5
Pergjegjesia e kufizuar

1. Shoqeria pergjigjet per detyrimet e saj me te gjithe pasurine aktuale dhe te ardhshme.
2. Anetaret e shoqerise jane pergjegjes per detyrimet e shoqerise deri ne vleren e kontributeve te
nenshkruara te kapitalit te shoqerise, qofshin ose jo te shlyera.

Neni 6
Selia dhe emertimi

1. Selia e shoqerise percaktohet ne statut, kryesisht, ne zonen ku kjo shoqeri kryen veprimtarine ose ku ka te perqendruar veprimtarine drejtuese.
2. Shoqeria ka emertimin e saj, i cili percaktohet ne statut dhe qe duhet te permbaje fjalet “Shoqeri e bashkepunimit bujqesor”.
3. Ne te gjitha shkresat, publikimet dhe dokumentet e shoqerise, emertimi i saj duhet te paraprihet nga fjalet “Shoqeri e bashkepunimit bujqesor”, pas te cilave shenohen emertimi i shoqerise dhe numri i regjistrimit te saj. Ne asnje rast nje shoqeri tjeter nuk mund te perdore te njejten emertim.

Neni 7 
Veprime me te tretet

Statuti mund te parashikoje qe shoqeria te kryeje veprimtari dhe sherbime ne kuader te objektit te percaktuar ne statut, pervef se me anetaret e saj edhe me persona fizike ose juridike, te trete, jo anetare, deri ne 40 per qind te totalit te te ardhurave nga veprimtarite e saj, gjithmone ne perputhje me dispozitat e ketij ligji